Prioritetet e politikës amerikane në Evropë
(Thirrje udhëheqësve shqiptarë që të ruajnë qetësinë)
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Zoti Filip Gordon gjatë kësaj jave shpalosi para anëtarëve të Nën-Komisionit për Evropën të Senatit Amerikan, prioritetet e politikës së jashtme të Administratës Obama karshi Evropës. Në deklaratën e tij para ligjvënësve amerikanë, Zoti Gordon tha se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa bashkëpunojnë në një numër çështjesh të ndryshme duke filluar nga Afganistani e Irani e deri tek ngjarjet e fundit në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme. Nga të dy anët e Oqeanit, tha ai, po punohet seriozisht për të dalë nga kriza më e keqe financiare që prej krizës së madhe ekonomike në fillim të shekullit të kaluar. Bashkëpunimi amerikano-evropian, sipas tij, është dhe mbetet jetik për realizmin e objektivave strategjike të Shteteve te Bashkuara, jo vetëm në Evropë, por edhe ane e mbanë botës. Në përballimin e sfidave ndërkombëtare, Zoti Gordon tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë partnerë me të mirë se shtetet Evropiane, vende këto me të cilat Amerika ndanë vlerat dhe interesat e veta.
Duke folur për prioritetet e politikës së administratës Obama për Evropën, Zoti Gordon përmendi tri objektiva të angazhimit amerikan me kontinentin evropian.
Së pari, tha ai, ne punojmë me Evropën si partnerë për zgjidhjen e problemeve dhe sfidave ndërkombëtare. Mbi çdo çështje me rëndësi botërore, kontributi i Evropës, shtoi ai, është vendimtar për përballimin dhe zgjidhjen e sfidave të ndryshme me të cilat përballet komuniteti ndërkombëtar. Pa marrë parasysh se cili është problemi, tha ai, roli i Evropës është i pazëvendësueshëm, dhe kur bashkojmë forcat tona me Evropën, tha ai,ne jemi më të fortë nga pikëpamja legjitime nga pikëpamja e resurseve dhe ideve.
Së dyti, ne jemi duke punuar gjithnjë, shtoi ai, me Evropën, për Evropën, dmth, jemi duke punuar për të përfunduar projektin historik për vendosjen e stabilitetit, sigurimit, begatisë dhe demokracisë anë e mbanë kontinentit. Suksesi i jashtëzakonshëm që Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kane pasur në promovimin e integrimit evropian, në konsolidimin dhe në përkrahjen e akorduar vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore si edhe integrimin e tyre në organizmat euro-atlantike, demonstrojnë shpresat e kësaj ndërmarrjeje. Por puna jonë, tha Zoti Gordon, nuk ka marrë fund, kështu që përpjekjet tona vazhdojnë në Ballkan, në lindje të Evropës dhe në zonën e Kaukazit.
Dhe me ne fund, ne po përpiqemi, tha zyrtari i larte amerikan, që marrëdhëniet me Rusinë t’i vendosim në një rruge me konstruktive. Objektivi ynë, shtoi Zoti Gordon, është që të bashkëpunojmë me Rusinë ku e kur kemi interesa të përbashkëta, por asnjëherë në dëm të parimeve tona dhe as në kurriz të miqve tanë. Në raste kur jemi të shqetësuar për të drejtat e njeriut në Rusi, ose për marrëdhëniet e saj me Gjeorgjinë, ne do të vazhdojmë t’i shfaqim shqetësimet tona qeverisë ruse dhe në të njëjtën kohë do te ndihmojmë dhe do të nxisim shoqërinë civile në atë vend.
Në lidhje me Ballkanin, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë të një mendimi se Evropa nuk do te jetë e bashkuar për derisa të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor nuk gëzojnë anëtarësinë e plotë në Bashkimin Evropian. Ne lidhje me dialogun midis Kosovës e Serbisë, ai i tha Kongresit, se ne jemi konsultuar për së afërmi me Evropën. Pajtimi i pikëpamjeve dhe qëndrimeve tona përsa i përket Ballkanit, tha ai, është baza e suksesit tonë atje, duke shtuar se përpjekjet e përbashkëta diplomatike amerikano-evropiane të kohëve të fundit kanë venë në dukje faktin se sa të lidhura ngushtë janë vizionet tona, gjë që, sipas tij, është jetësore për bërjen e përparimit të nevojshëm në këtë pjesë të botës.
Në lidhje me gjendjen e krijuar në Shqipëri pas zgjedhjeve të 8 majit, – në një deklaratë të transmetuar nga Zëri i Amerikës, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Zoti Filip Gordon, në emër të Shteteve të Bashkuara, u bën thirrje udhëheqësve dhe të gjithë anëtarëve të partive politike në Shqipëri që të respektojnë procesin zgjedhor dhe të ruajnë qetësinë. Në deklaratën e tij, Zoti Gordon thekson se dhuna dhe retorika që kërcënon për dhunë ose nënkupton akte dhune nuk është me vend dhe përbën kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë.
Në deklaratën e tij, të transmetuar dje nga Zëri i Amerikës, Zoti Gordon thotë se “Politikanët shqiptarë, duhet të përqendrohen në shkëmbime konstruktive, në vepra që i shërbejnë një vendi me një të ardhme në Bashkimin Evropian dhe jo retorika apo veprimet negative që vetëm denigrojnë ketë proces.” Në deklaratën e tij, Zoti Gordon thotë se populli shqiptar meriton një demokraci të qëndrueshme dhe të begatë, të bazuar në vlerat universale dhe në shtetin ligjor.
Kjo thirrje e Zotit Gordon udhëheqësve dhe popullit shqiptar është në përputhje me deklaratën e tij para Kongresit amerikan mbi parimet e politikës amerikane karshi një Evrope të bashkuar, të sigurt e të begatë, e angazhuar për vendosjen dhe respektin ndaj të drejtave te njeriut dhe për vendosjen e demokracisë anë e mbanë kontinentit evropian dhe në përputhje të plotë me respektin ndaj vlerave universale të njeriut.
Edhe Shqipëria duhet të luaj rolin e vet në përforcimin e sigurimit të përbashkët dhe begatisë midis Evropës dhe Shteteve te Bashkuara, ashtuqë siç përfundoi Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Zoti Filip Gordon, “partneriteti midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës – i cili gjate 60 vjetëve të kaluar ka shënuar aq shumë suksese – të arrijë edhe më shumë suksese në dekadat e ardhshme”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës