LAJMI I FUNDIT:

Prindërit padisin djalin e tyre në Indi pasi ky i fundi nuk po i bënë ata me nip

Prindërit padisin djalin e tyre në Indi pasi ky i fundi nuk po i bënë ata me nip

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, po padisin djalin e tyre të vetëm si dhe gruan e tij nuk po i bëjnë nip pas gjashtë vjetësh martesë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Sanjeev dhe Sadhana Prasad, 61 dhe 57 vjeç, thonë se i shpenzuan kursimet për ta rritur djalin e tyre, duke paguar trajnimin e tij për pilot, si dhe duke shpenzuar për dasmën e tij luksoze.

Ata po kërkojnë kompensim me vlerë rreth 650 mijë dollarë, nëse nuk lind nipi brenda një viti.


Djali dhe gruaja e tij nuk kanë thënë diçka lidhur me rastin.

Padia e pazakontë është ngritur në aspektin e “ngacmimit mendor”.

Prasad tha se ai kishte shpenzuar të gjitha kursimet për djalin e tij, duke e dërguar atë në SHBA në vitin 2006 për të marrë trajnim me pilot me kosto prej 65 mijë dollarësh.

Ai u kthye në Indi në vitin 2007, por humbi punën dhe familja e tij iu desh të mbështeste financiarisht për më shumë se dy vjet.

Shrey Sagar, 35-vjeç u punësua dikur si pilot. Prindërit e tij thonë se kanë rregulluar martesën e tij me Shubhangi Sinha, tani 31 vjeçe, në vitin 2016, me shpresën se do të bëhen me një nip gjatë daljes në pension.

Prindërit thonë se kanë paguar për një dasmë në një hotel me pesë yje, për një makinë luksoze me vlerë 80 mijë dollarë dhe për një muaj mjalti jashtë vendit.

“Djali im është i martuar për gjashtë vjet, por ende nuk po planifikojnë fëmijë”, tha Prasad.  “Të paktën nëse kemi një nip me të cilin të kalojmë kohë, dhimbja jonë do të bëhet e durueshme”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë

"Po rinovonim shtëpinë e ëndrrave, ajo që gjetëm na bën të mendojmë se është 'e pushtuar'", çifti suedez ndan historinë e derës sekrete që zbuluan

Interesante
Iluzioni optik me dy ndërtesa po i lë njerëzit të habitur

Iluzioni optik me dy ndërtesa po i lë njerëzit të habitur

Interesante
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Urime festat e fundvitit, nga Sara X! (Video)

Urime festat e fundvitit, nga Sara X! (Video)

Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë

Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë

Fun
Eksperimenti më i gjatë në botë mund të vazhdojë edhe për një shekull tjetër, njofton Guiness

Eksperimenti më i gjatë në botë mund të vazhdojë edhe për një shekull tjetër, njofton Guiness

Interesante
Kalo në kategori