LAJMI I FUNDIT:

Primaret në PD, Berisha: Procesi për kandidatët e bashkive të mëdha mbyllet në tetor

Primaret në PD, Berisha: Procesi për kandidatët e bashkive të mëdha mbyllet në tetor

Opozita pritet të shpallë kandidatët e saj në 61 bashkitë e vendit brenda muajit tetor.

Në pritje të dekretit presidencial për datën e zgjedhjeve, Sali Berisha paralajmëroi se ky muaj do jetë vendimtar për përzgjedhjen jo vetëm të rivalit të Erion Veliaj, por edhe kandidatëve për bashkitë më të mëdha të vendit.

“Përpjekje të mëdha do bëhen që të mbyllen gjatë muajit tetor. Të paktën kjo për bashkitë e mëdha dhe pastaj do shkohet te të tjerat”- tha Berisha.


Krah Gert Bogdanit, i cili ka shprehur ambicien për të qenë kandidat i Bashkisë së Tiranës, Sali Berisha nuk e konfirmoi si emër, por e ftoi ashtu si gjithë demokratët të marrë pjesë në primare.

“Nuk ka shumë procedura burokratike. Ne mirëpresim vetë kandidimet, mirëpresim propozimet. Do jetë garë e hapur. Do bëhen listat e simpatizantëve. Kanë shumë rëndësi. Nuk bëhen nga kryesitë, as nga drejtimi qendror, por nga seksionet e PD-së. Çdo seksion do regjistrojë simpatizantin, atë që bashkëpunon gjatë fushatës”- u shpreh Berisha.

Sali Berisha kërkoi angazhimin e strukturave për të bërë për vete elektoratin gri, ndërsa fushata elektorale sipas tij duhet të shtrihet jo vetëm derë më derë por edhe në rrjetet sociale./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Lajme
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Lajme
Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Lajme
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Lajme
Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Drejtësi
Kalo në kategori