LAJMI I FUNDIT:

Prifti mashtures në Vatikan

Prifti mashtures në Vatikan

Një person i cili prezantohej si prift i kualifikuar është zbuluar nga autoritetet e Vatikanit teksa bëhej gati për rrëfimin e disa besimtarëve në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

“Prifti mashtrues më pas është gjykuar nga Gjykata a e Vatikanit”, tha gjykatësi Gianluigi Marrone gjatë një intervistë për gazetën L’Osservatore Romano të Vatikanit.

Marrone nuk tha se cili ka qenë dënimi i shqiptuar për priftin mashtrues.
Prifti mashtrues ka qenë i pajisur me dokumente të fallsifikuara dhe po ashtu ka qenë i veshur me rroba autentike të priftave.

Dokumentet dhe lejekalimi i personit që hiqej si prift kanë qenë autentike dhe vetëm pas një analize të bërë nga policia është vërtetuar se ai ka qenë mashtrues, shton gjyaktësi Marrone.


"Ai është parë befasisht brenda bazilikës teksa e zinte vendin për të rrëfyer besimtarët”, pohon Marrone.

Vitin e kaluar gazetat italiane kanë raportuar për një vendim të Gjykatës së Vatikanit e cila një punonjës të Vatikanit e ka suspenduar për 4 muaj ngase atij i është gjetur një sasi e kokainës. /AP/