LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet raporti për masat kundër trafikimit me qenie njerëzore

Prezantohet raporti për masat kundër trafikimit me qenie njerëzore

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u prezantua raporti i Grupit të Ekspertëve për masat Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore (GRETA), lidhur me përputhshmërinë e raportit të Kosovës  me standardet e Konventës së Këshillit të Evropës për Veprim kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Milan Radojevic, theksoi se çështja e trafikimit me njerëz tashmë është një çështje globale dhe duhet qasje globale për të zgjidhur këtë problem.

“Qeveria e Kosovës që nga viti 2000 deri më sot ka treguar interes të madh lidhur me këtë problem dhe dëshirojmë që të marrim pjesë në ofrimin e zgjedhjeve me partnerët tanë ndërkombëtar, ku njëkohësisht dëshirojmë  t’ju falënderojmë dhe t’i dëgjojmë rekomandimet e juaja të cilat dëshirojmë t’i implementojmë sa më shpejt që është e mundur”, tha Radojevic.


Në fund zëvendësministri, Radojevic falënderoi të gjithë personat të cilët janë duke punuar në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe theksoi se është krenar që është pjesë e tyre dhe pjesë e këtij ekipi. /Telegrafi/