LAJMI I FUNDIT:

Edicioni i parë i festivalit “Angros” në Gjilan vjen më 3, 4 dhe 5 gusht

Edicioni i parë i festivalit “Angros” në Gjilan vjen më 3, 4 dhe 5 gusht

Balkan Union në bashkëpunim me Komuna e Gjilanit prezantojnë festivalin veror “ANGROS” i cili mbahet me 3, 4 dhe 5 gusht 2018. ANGROS ishte emri i lumit Morava në antikitet.

Ky festival është një iniciative e nxitur nga nevoja për aktivitete rekreative dhe edukative gjatë muajve të verës kur qyteti i Gjilanit popullohet nga bashkë-atdhetarë, studentë dhe mysafir të ndryshëm.

Këtë vit mbahet edicioni i parë që ka siguruar një program mjaft të pasur me grupe muzikore dhe DJ, kuzhinë tradicionale dhe aktivitete e lojëra tjera interesante për vizitorët.


Si një ndër ngjarjet më të mëdha në qytet, festivali është kujdesur për të gjitha detajet në mënyrë që vizitorët të kenë rehati dhe siguri – ndërsa shijojnë aktivitetet dhe produktet më të mira të vendit. Në aspëktin kulturor festivali ANGROS është kujdesur që të pasqyroj autenticitetin dhe atributet unike të qytetit – përfshi edhe artistë të ndryshëm të vendit me performansa dhe vepra të tyre.

Kjo mënyrë e ekspozimit të vlerave të qytetit përballë bashkëatdhetarëve dhe në bashkëpunim me rininë tonë siguron që vlerat tona të promovohen edhe tek diaspora dhe kështu të kontrbuojmë në bashkëpunim artistik e kulturor edhe me potencialin tonë në Evropë.

AGJENDA:
Dita e Hapjes (Dita I) 03.08.2018
Ekspozita, Zumba dance, JUTBINA [KS], Albulena and Band [KS], Mentor Haziri and Band nga Kosova, Teelco nga Shqiperia, Tino Deep nga Kosova, Kiki La Rochelle nga Shqiperia

Dita II – 04.08.2018
Ushqime Tradicionale, Organizimi I punetorive ne fushen e Artit dhe riciklimit,Puntori me Fotografi, Stand Up comedy Avni Shkodra, Tanju Şerif, DAGG X BASE nga Kosova, LILAC nga Kosova.
LEKE dhe TOTON nga Kosova

Dita III 05.08.2018
Yoga, Ushqimi tradicionale, Vazhdimi i punës së puntorive, Poezi,përmbyllja e festivalit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Magazina
Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Magazina
E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

Magazina
Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Magazina

"Më kanë dhënë ilaçe, nuk e di çfarë ishin", Egli zbulon sekretet e produksionit - i tërhiqet vërejtja nga regjia

Magazina
Kalo në kategori