LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Trump: Distancimi fizik do të hiqet

Presidenti Trump: Distancimi fizik do të hiqet

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se udhëzimet e qeverisë federale për distancimin fizik të vendosura për të kontrolluar përhapjen e coronavirusit do të shuhen kur të skadojnë të enjten dhe kur shtetet të fillojnë masat për rihpjen e ekonomisë.

Presidenti Trump i bëri komentet pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Guvernatorin e Luizianës, John Bel Edwards.

“Ato (udhëzimet për distancimin fizik) do të veniten sepse tani guvernatorët po e bëjnë këtë. Kam zhvilluar shumë biseda telefonike me guvernatorët, Guvernatorin e Teksasit Greg Abbot dhe shumë guvernatorë të tjerë. Po bisedojmë me shumë njerëz të ndryshëm dhe ata po na shpjegojnë hapat që po ndërmarrin. Unë jam në favor të masave që ata po ndërmarrin. Ne po e rihapim vendin” tha Presidenti Trump.


Administrata e Presidentit Trump thotë se udhëzimet e lëshuara 45 ditë më parë janë përfshirë në rekomandimet që u janë dhënë shteteve mbi fillimin e procesit të rihapjes graduale të ekonomive të tyre.

“Ne kemi lëshuar udhëzimet para 45 ditësh, fillimisht për 15 ditë pastaj i zgjatëm për 30 ditë për të ngadalësuar përhapjen (e coronavirusit). Çdo shtet në Amerikë ka respektuar ato udhëzime dhe në disa raste i ka zgjeruar ato. Tani ne jemi të përqëndruar në bashkëpunimin me guvernatorët e shteteve si guvenratori John Bel Edwards për të zbuluar planet për rihapjen e shteteve të tyre. Ne kemi lëshuar udhëzime të reja për rihapjen në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme të shteteve dhe të gjithë Amerikës”, tha nënpresidenti Pence, i cili ishte i pranishëm në takimin në Shtëpinë e Bardhë mes Guvernatorit të Luizianës dhe Presidentit Trump.

Lajmi vjen në një ditë që solli shenja shpresëdhënëse për një trajtim të ri të coronavirusit së bashku me shifrat e zymta ekonomike. Ekonomia e Shteteve të Bashkuara u tkurr 4.8 për qind në tremujorin e kaluar. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Kalo në kategori