LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi shpërblehet nga Akademia Papnore me “Premio Bonifacio”

Presidenti Thaçi shpërblehet nga Akademia Papnore me “Premio Bonifacio”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është dekoruar me çmimin “Premio Bonifacio” nga Akademia Papnore “Accademia Bonifaciana” në Anagni të Italisë, për kontributin e tij për paqe.

Presidenti Thaçi, pasi ka pranuar çmimin, është shprehur i gëzuar që Kosova tani është duke punuar për paqe në rajon, ndonëse ende ka plagë të hapur nga lufta.

“Kosova sot është burim i paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin”, është shprehur Presidenti Thaçi dhe ka shtuar se “populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për përkrahjen që ka marrë në kohë lufte si dhe për ndërtimin e paqes në vend”, transmeton Telegrafi.


Akademia Papnore “Accademia Bonifaciana” është themeluar në vitin 2003 dhe ka për qëllim promovimin e kuluturës së paqes në botë. Instituti mban emrin e Papës Bonifacio VIII që ishte nga Anagni i Italisë.

Këshilli drejtues i Akademisë në fillim të çdo viti akademik organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për personalitete të ndryshme që janë dalluar me punën, kontributin dhe përkushtimin e tyre për paqe në tërë botën.

Në edicionet e më hershme me këtë çmim janë nderuar edhe Papa Shën Gjon Pali II, ish-Presidenti i Parlamentit European Jerzy Karol Buzek, fituesja e çmimit Nobel senatorja italiane Rita Levi Montalcini, senatori dhe ish-Kryeministri Italian Guilio Andreotti dhe personalitete të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori