Presidenti Obama mbron dhe justifikon sulmin ushtarak kundër Libisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Zoti Barak Obama, në një fjalim drejtuar kombit amerikan tha se Shtetet e Bashkuara iu bashkuan fushatës ushtarake perëndimore kundër udhëheqësit libian Moammar Gaddafi, për të ndaluar një masakër dhe për t’i dhënë fund shtypjes brutale kundër poppullit libian nga regjimi i tij.
Duke folur nga Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare në Washington, Zoti Obama e cilësoi fushatën ushtarake kundër forcave të Gaddafit në Libi si një model të bashkpunimit ndërkombëtar, në të cilin Shtetet e Bashkuara po ua dorëzojnë tashti rolin kryesor aleateve të tyre në organizatën NATO, të cilët janë duke ndihmuar forcat libiane kundër forcave të Moammar Gaddafit. Zoti Obama tha se sulmet ajrore amerikane shkatërruan pozicionet ushtarake të Gaddafit dhe kështu parandaluan një masakër të vërtetë ndaj kryengritësve, e cila po të lejohej të ndodhte e pa kundërshtuar do të kishte pasoja të pa imagjinueshme për Lindjen e Mesme dhe do të kishte “vrarë ndërgjegjen e botës”, për një kohë të gjatë.
“Unë refuzova të lejojë një gjë të tillë”, tha ai. Zoti Obama mbrojti gjithashtu rezolutën e Kombeve të Bashkuara e cila nuk autorizon përdorimin e forcës për të larguar nga detyra Moammar Gaddafin, duke thënë se këmbëngulja amerikane për një gjë të tillë do të kishte përçarë aleatët. Ne vend të kësaj, Zoti Obama tha se presioni ndërkombëtar mund të detyrojë Gaddafin të largohet dhe në të njëjtën kohë tha se duhet të jetë e qartë për çdo libian e posaçërisht për ata të rrethit të ngushtë të Gaddafit, se historia nuk është në anën e tij.
Presidenti Obama vazhdoi fjalimin e tij, prej pothuaj një gjysmë ore, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të preferonin që të mos përdornin forcën, por janë të detyruara të veprojnë kur “preken interesat dhe vlerat e tyre”. Zoti Obama shpjegoi arsyet se pse ndërmori masat ushtarake brenda një kohe të shkurtër duke thënë se po të priste më gjatë, kërcënimi i Gaddafit për të masakruar kryengritësit në qytetin Benghazi do të bëhej realitet.
Presidenti amerikan tha se Gaddafi ka deklaruar se ai nuk do të tregonte asnjë mëshirë për popullin e vet duke i krahasuar kryengritësit me minjtë dhe kërcënoi se do të shkonte derë më derë për t’i zhdukur një nga një. “Për të mos përfillur përgjegjësitë që ka Amerika si vend udhëheqës dhe për më tepër, për të mos përfillur përgjegjësitë tona ndaj njerëzve në rrethana të tilla, do të ishte tradhti ndaj vlerave tona”, tha Zoti Obama, duke shtuar se, “Disa vende mund të mbyllin sytë ndajë barbarizmave që ndodhin në vende të tjera. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndryshe. Dhe si president, unë refuzova të prisja për të parë imazhet e masakrave dhe të varrezave në masë, para se të merrja një vendim.”
Duke iu përgjigjur në mënyrë indirekte kritikëve të ndërhyrjes ushtarake në Libi, se forcat ushtarake amerikane nuk mund të përdoren çdo herë që duhet zhdukur shtypja diktatoriale diku ne bote, Zoti Obama tha se “do të ketë raste kur siguria jonë nuk kërcënohet, por (kërcënohen) interesat dhe vlerat tona”. “Nganjëherë, historia na sfidon kur kërcënohen vlerat e përbashkëta njerëzore si edhe sigurimi i përbashkët ndërkombëtar. Këto nuk janë vetëm problemet e Amerikës, por ato janë të rëndësishme dhe meritojnë të zgjidhen”, për të mirën e përbashkët.
Presidenti amerikan e cilësoi ndërhyrjen ushtarake në Libi si një mision humanitar për të shpëtuar popullin libian nga shtypje të mëtejshme nga forcat e udhëheqësit libian Gaddafi të cilin e cilësoi si “tiran”. Zoti Obama vazhdoi fjalimin duke thënë se Gaddafi, “i ka mohuar popullit të vet lirinë, ka shfrytëzuar pasurinë e popullit, ka vrarë kundërshtarët brenda dhe jashtë vendit, ka terrorizuar njerëz të pafajshëm anë e mbanë botës, duke përfshirë edhe amerikanë, të cilët janë vrarë nga agjentët e Gaddafit”.
Me gjithë qëllimet e mira dhe humane të administratës së Presidentit Obama, kritikët brenda vendit, duke përfshirë edhe kundërshtarët politike të tij, republikanët, thonë se administrata e Zotit Obama nuk e ka bërë të qartë se çfarë dëshiron të arrijë në Libi. Senatori republikan dhe Kryetari Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme, Zoti Richard Lugar ka thënë se “duhet të ketë objektiva dhe një plan të caktuar si edhe një marrëveshje se sa i gjatë do të jetë afati i ndërhyrjes së forcave amerikane dhe cila do të jetë kostoja e kësaj ndërmarrjeje.
Edhe ekspertë politikë e ushtarakë thonë se tensionet dhe kritikat me të cilat përballet Zoti Obama kanë të bëjnë me faktin se ai po përpiqet të përdorë mjetet ekonomike e diplomatike për të detyruar largimin e Gaddafit nga detyra dhe dyshojnë nëse kjo strategji mund të jetë e mjaftueshme, në qoftë se ai nuk është i gatshëm për të përdorur forcat ushtarake amerikane për largimin e regjimit të Gaddafit nga pushteti, edhe me forcë po të jetë e nevojshme.
Me gjithë kritikat nga ekspertë dhe kundërshtarët politikë ndaj mënyrës se si administrata e Zotit Obama ndërmori aksionin ushtarak në Libi – e këto kritika janë gjithmonë të ashpra, por normale këtu në Amerikë, ne raste kur angazhohen forcat ushtarake amerikane në zona lufte – duket se ka një pajtim mendimesh në lidhje me faktin se në këtë moment, në Lindjen e Mesme janë duke ndodhur ngjarje historike për atë zonë dhe për botën dhe siç tha edhe Presidenti Obama, “Shtetet e Bashkuara nuk mund të diktojnë shpejtësinë ose përmasat e këtyre ndryshimeve, por ama duhet patjetër të qëndrojnë krah për krah me ata që besojnë në parimet bazë të të drejtave universale të njeriut dhe në lirinë e të shprehurit”.
Presidenti Obama përfundoi duke premtuar përkrahjen e vendit të tij për popujt që kërkojnë lirinë e demokracinë anë e mbanë botës duke thënë se “kudo dhe kurdo që popujt dëshirojnë lirinë, ata do të gjejnë gjithmonë një mik tek Shtetet e Bashkuara. Më në fund, do të jetë ky besim – ky ideal – që do të jetë barometri i vërtetë i lidershipit amerikan”, në botë, tha presidenti Obama.
Ndërhyrja ushtarake amerikane për të shpëtuar popullin libian nga masakrat e një tirani, nuk është e para as nuk do të jetë e fundit, pasi siç tha edhe Presidenti Obama, Shtetet e Bashkuara janë ndryshe nda çdo shtet tjetër në botë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Gjesti vazhdon ngacmimet ndaj Vserlos, kësaj radhe ia fut kokën në thes

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës