Presidenti Obama kthen sytë kah Evropa Qendrore dhe Lindore
Në Korrik të vitit 2009, një grup pro-amerikan intelektualësh dhe ish-politikanësh nga disa vende të ish-bllokut sovjetik i patën dërguar administratës së Presidentit Obama një letër të hapur me të cilën i kërkonin administratës së re në atë kohë që të forconte, në mënyrë të dukshme, lidhjet diplomatike dhe të sigurimit me atë rajon jetik për interesat amerikane. Në atë letër, ata shfaqën gjithashtu shqetësimin e tyre kryesor se Evropa Lindore dhe Qendrore nuk ishte më një prioritet i diplomacisë dhe i politikës së jashtme amerikane. Nënshkruesit e letrës, ndër të cilët, përfshiheshin ish-presidenti polak Lek Walesa dhe ish-presidenti Çek Vaclav Havel, në atë letër shprehen si pro-amerikanë dhe shkruanin se i kanë një borxh të madh Amerikës për ndihmën që ajo dha për rrëzimin e komunizmit anë e mbanë Evropës Lindore e Qendrore. Në të njëjtën kohë, intelektualët dhe ish-politikanët më të dalluar të atij rajoni, shprehen të shqetësuar për atë që në sytë e tyre mund të interpretohej si një ç’angazhim i Amerikës nga ky rajon dhe gjithashtu shprehen shqetësimin e tyre te thelle ndaj politikës së Rusisë, të cilën ata e cilësojnë në letrën dërguar Presidentit Obama, si një “fuqi revizioniste që po ndjekë një agjendë të shekullit të 19-të me taktika të shekullit 21”.
Të Shtunën që kaloi, Presidenti amerikan, zoti Barak Obama i dha fund vizitës së tij në Evropë me një ndalesë në Varshavë të Polonisë, ku u takua me kryetarë shtetesh nga Evropa Qendrore dhe Lindore, duke përfshirë edhe Presidentin e Shqipërisë, Zotin Bamir Topi dhe Presidenten e Kosovës, Zonjën Atifete Jahjaga. Në sytë e shumë analistëve, kjo vizitë dhe takimi në Varshavë i Zotit Obama me udhëheqësit e rajonit ishte një përpjekje për të bindur evropianët se angazhimi i tij, gjatë dy vjetëve të fundit në pjesë të tjera të botës, nuk u bë në kurriz të aleatëve të Amerikës në Evropën Lindore e Qendrore. Gjatë një konferencë shtypi në Varshavë, sikur të donte të siguronte polakët dhe të tjerët në Evropën Lindore, Presidenti Obama tha se “dua të siguroj çdonjërin në vendin tim, por edhe të gjithë anë e mbanë botës se aleanca transatlantike (NATO) mbetet gurthemeli i politikës amerikane të sigurisë”.
Prandaj nuk është për tu habitur nga deklarata e Kryeministrit polak, Zotit Donald Tusk i cili tha se çështja më me rëndësi e bisedimeve që ai pati me presidentin amerikan ishte sigurimi i Polonisë dhe shtoi se Presidenti Obama e siguroi atë se Polonia si një vend anëtar i NATO-s do të mbrohet nga NATO-ja.
Megjithëse gjatë kësaj vizite nuk u nënshkruan marrëveshje as nuk u bënë premtime politike ose ekonomike, vizita e Zotit Obama në Varshavë shërbeu më tepër për të treguar respektin dhe admirimin e tij për popullin polak dhe popujt e tjerë të atij rajoni – me përfaqësuesit e të cilëve u takua aty – për ato që ata kanë arritur gjatë 20 vjetëve të fundit. Duke iu drejtuar popullit polak në veçanti, por nëpërmjet polakëve edhe popujve të atij rajoni në përgjithësi, Presidenti Obama tha se “një prej roleve të rëndësishme që mund të luaj Polonia, nuk është vetëm promovimi i ideve, por është që ajo të shërbejë gjithashtu si një shembull i gjallë për të tjerët, për tu treguar se ç’mund të arrihet kur shtetet marrin seriozisht bërjen e reformave”. Duke folur gjatë darkës së shtruar për presidentet e rajonit, Presidenti Obama tha se “jemi shumë të frymëzuar nga lulëzimi i demokracisë dhe i rritjes ekonomike në këtë rajon dhe jam i bindur se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen… Ne dëshirojmë të jemi pjesë e këtij procesi të forcimit të demokracisë dhe ekonomive tuaja, pasi mendojmë se nga kjo përfitojnë edhe Shtetet e Bashkuara”, tha Presidenti Obama.
Në takimin e Varshavës ishin të ftuar edhe Presidenti i Shqipërisë, Zoti Bamir Topi, dhe për herë të parë në takime të tilla të këtij niveli, Zonja Atifete Jahjaga përfaqësoi Kosovën, si president e saj. Kjo mbledhje kishte rëndësinë e vet simbolike, sidomos për përfaqësinë zyrtare të Kosovës, falë këmbënguljes parimore të Polonisë që Kosova të përfaqësohej, megjithëse Varshava e dinte se, si rrjedhim, Serbia dhe Rumania nuk do të merrnin pjesë, pasi kundërshtojnë me këmbëngulje pavarësinë e Kosovës.
Duke u bazuar në deklaratat e bëra nga dy përfaqësuesit e shteteve shqiptare në këtë takim të nivelit të lartë, Presidentja Atifete Jahjaga dhe Presidenti Bamir Topi, Shqipëria dhe Kosova, në këtë takim, e ndjenë veten si të ishin midis miqsh, të cilët mbështetën dhe inkurajuan integrimin e plotë të vendeve të tyre në proceset euro-atlantike. Presidenti i Shqipërisë, Zoti Topi tha se integrimi i vendit të tij në Bashkimin Evropian konceptohet dhe pranohet nga shteti dhe shoqëria si alternativë prioritare në këtë drejtim. Ndërsa Presidentja Jahjaga u shpreh se nga takimi i Varshavës, ajo mori mesazhin se dera është e hapur, për të gjitha vendet, duke përfshirë edhe Kosovën, për integrimin evropian si dhe për anëtarësimin e tyre në NATO dhe në Kombet e Bashkuara.
Nuk kam parë ndonjë koment nga nënshkruesit e letrës së lartëpërmendur drejtuar Presidentit Obama pothuaj dy vjet më parë nga intelektualë dhe ish-politikanë evropiano-lindorë – që të më lehtësojë vlerësimin nëse ata ishin të kënaqur ose jo me vizitën e Zotit Obama në Varshavë dhe me deklaratat e tij në lidhje me marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, për të cilat ata kishin shprehur shqetësimin e tyre dy vjet më parë. Por është e qartë nga letra e tyre se pa marrë parasysh angazhimet amerikane anë e mbanë botës, ata dëshirojnë që Shtetet e Bashkuara, jo vetëm që duhet të vazhdojnë të mbeten të pranishme në Evropë, por për më tepër ato duhet që të forcojnë rolin e tyre si një “fuqi evropiane”, për të kundërshtuar ato që ata i konsiderojnë si politika “revizioniste” të Moskës në Evropën Qendrore e Lindore.
Angazhimi i Shteteve të Bashkuara në këtë pjesë të botës ishte kritik 20 vjet më parë në rrëzimin e komunizmit dhe në vendosjen e paqes dhe stabilitetit nga Baltiku deri në Adriatik. Jam dakord me nënshkruesit e letrës së hapur drejtuar Presidentit Obama dy vjet me parë se ky angazhim i Uashingtonit është i nevojshëm edhe sot, anë e mbanë Evropës, e sidomos për interesat shqiptare në Ballkan, me qëllim që më në fund Evropa të jetë e bashkuar, e lirë dhe në paqe për të gjithë. Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Evropë, është në interes të Uashingtonit dhe i evropianëve, dhe gjithmonë kërkon ri-angazhim të përbashkët nga të dy anët e Atlantikut dhe nevojiten investime të reja të vullnetit të mirë.
Siç duket Kryeministri i Polonisë, Zoti Donald Tusk, nga takimet me Presidentin Obama fundjavën e kaluar, mbeti i bindur për angazhimin amerikan ndaj vendit të tij dhe pjesës tjetër të Evropës, kur jo vetëm në emër të popullit polak, por edhe në emër të gjithë evropiano-lindorëve – ai iu drejtua Presidentit amerikan, duke i thënë se “Ne këtu në Poloni besojmë se Ju jeni njëri prej nesh”, duke zhdukur në këtë mënyrë çdo dyshim nga mendja e shumë vetave anë e mbanë Evropës mbi angazhimin e vazhdueshëm amerikan ndaj sigurimit dhe paqes në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin