Presidentët serbë gatuhen prej një brumi!
Shikuar nga një këndvështrim krejtësisht paradoksal dhe jashtë dukjes oficiale të politikave ditore, gjithmonë isha i bindur se rrënjët e vërteta të veprimit strategjik afatgjatë të politikës serbe nuk janë tek figurat publike si të “tadiqëve”, “ nikoliqëve” apo “iqëve” tjerë që paraqiten si “liderë” dhe personalitete të fuqishme në arenën politike të Serbisë. Por. ato burojnë nga një program ekzistues nacional, në të cilin decidivisht janë të parapërcaktuara “vijat e kuqe” të veprimit të çdo figure shtet-udhëheqëse.
Andaj, mbikëqyrja e çfarëdo politike dhe politikani aktual në Serbi, gjithmonë në mënyrë rigoroze kundrohet nga ana e kësaj “qeverie” në prapaskenë, e cila ka një ndikim të madh në shoqërinë e atjeshme elitare dhe të masave. Kjo Qeveri – e ashtuquajtur “nën hije” – sipas nevojës dhe momentit të paraqitur strategjik, qëllimisht në skenë lanson figura liderësh që shpesh në publik na tregohen herë “nacionalist” e herë “të moderuar”, por që në politikën zyrtare asnjërit prej tyre nuk do t’i lejohet që ta tejkalojë kufirin e parapërcaktuar të interesit nacional serb.
Për t’u marrë më gjerësisht me strukturën e kësaj force të ndikimit politik jashtë institucionales në Serbi, duhet mjaftë kohë dhe hapësirë. Sa për të pasur një informim të përgjithshëm në këtë drejtim, mjafton ta dimë se si bartëse kryesore të këtij organizmi joformal shoqëroro-politik të Serbisë, janë: Kisha Ortodokse në bashkëveprim me një pjesë të inteligjencës së lartë akademike të Serbisë.
Meqë Kosova është përherë interes i lartë nacional serb, ne shqiptarët gjithnjë duhet të jemi të bindur se në Serbi nuk ekziston ndonjë autoritet politik i pavarur, i cili mund ta udhëheq ndonjë politikë më ndryshe ndaj Kosove.
Kjo qendër e ndikimit të heshtur në Serbi vlerëson se është në favor të interesave të tyre ardhja e një ultra-nacionalistit të dikurshëm apo një pro-evropiani të “konvertuar”, Tomisllav Nikoliq, në postin e kryetarit të Serbisë?!
Po ta shikojmë me vëmendje biografinë e tij, do ta shohim se ai edhe pse në dukje perceptohet si nacionalist ekstrem, në të vërtetë është vetëm një personalitet labil dhe i ndryshueshëm. Për shumëkënd në Serbi konsiderohet si një intelektual politik mediokër, me kapacitet të dyshimtë akademik.
Sot, Partia e tij Përparimtare e Serbisë, propagandon një politikë të rreptë pro-evropiane e cila angazhohet që Serbinë ta fusë si anëtare të plotfuqishme dhe të barabartë në Union. Kështu, Nikoliqi, nga nacionalisti i përbetuar serb, është shndërruar në një “euro-fanatik” duke hequr dorë nga të gjitha principet për të cilat është angazhuar plotë 18 vite në politikë!? Si president zyrtar, është plotësisht i gatshëm që të shërbej ashtu si merr urdhra nga patronët e vetë të vërtetë.
Ajo që sot e përherë duhet të na shqetësoj neve si popull, është qasja gjithnjë e më destruktive e elitës tonë politike karshi të gjitha këtyre realiteteve që po na ndodhin me Serbinë. Posaçërisht, pranimi pa kusht nga ana e saj e bisedimeve të fundit me Serbinë.
Duke i bërë verbërisht “amin” planeve të caktuara politike që udhëhiqen dhe imponohen nga qendrat e mëdha të ndikimit dhe vendimmarrjes ndërkombëtare, elita jonë aktuale politike në pushtet po i rrezikon interesat tona kombëtare afatgjate në këtë regjion, veprim ky që në të ardhmen mund të na kushtojë shumë shtrenjtë.
Nëse kjo politikë e jona e stilit “lidhe kalin ku të thotë pronari”, edhe më tej vazhdon kështu me pranimin e çdo lloji të imponimit të huaj politik karshi Serbisë, shumë lehtë mund të na ndodhë që gjeneratat tona të ardhme edhe më tej të merren me analiza boshe, mu sikur ne sot se “ku kemi gabuar si popull edhe këtë herë në histori”.
Ne kurrsesi nuk duhet harruar se pa marrë parasysh çka mund të ndodh me zgjedhje në planin e saj të brendshëm, Serbia si shtet ka miqësi të dëshmuara historike dhe tradicionale me disa shtete të fuqishme të Evropës, të cilët edhe ne i konsiderojmë si “miq tanë ndërkombëtar”, e posaçërisht me francezët dhe anglezët. Kjo miqësi e tyre, edhe pse në dukje e zbehur, ende nuk është venitur. Andaj, afrimi zyrtar i Serbisë Evropës do ta sforcojë më shumë këtë miqësi?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës