Kur na ndajnë vetëm disa orë nga Dita e Zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, fushatat e republikanit Donald Trump dhe demokrates Hillary Clinton, janë duke shprehur besim dhe optimizëm lidhur me rezultatin e garës presidenciale të së martës.
Siç njofton korrepondenti i Zërit të Amerikës Michael Bowman, edhe pse anketat më të fundit tregojnë se Hillary Clinton udhëheq garën në shkallë kombëtare me një diferencë të vogël nga rivali i tij, rezultati mund të përcaktohet nga pjesëmarrja në votime në rreth 12 shtete të pavendosura.
Në përpjekjet e minutës së fundit për të siguruar vota, Donald Trump, dy ditët e fundit ka patur një ngarkesë të madhe – të dielën ai vizitoi 5 shtete të ndryshme – ndërsa Hillary Clinton, për t’u dhënë energji përkrahësve të saj pati mbështetjen e njerëzve të famshëm, si këngëtarja e muzikës pop Katy Perry, apo Presidenti i Barack Obama.
“Po i përkushtohemi me gjithë zemër dhe me energjitë tona fazës përfundimtare të këtyre zgjedhjeve, për këtë kemi nevojë për ndihmën tuaj.”– tha zonja Clinton.
“Nëse i fitojmë zgjedhjet e 8 nëntorit dhe arrijmë të kemi shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, më në fund mund të realizojmë ndryshimin që meriton populli amerikan.”– tha Donald Trump.
Përfaqësuesit e të dyja fushatave thonë secili, se presin të dalin fitues të martën:
“Nuk ka dyshim, që gjatë ditëve të fundit Donald Trump ka siguruar mbështetje të madhe. Pra, jemi mjaft mirë.”
“Jemi mjaft mirë, kemi siguruar mjaft mbështetje. Kemi një punë të madhe përpara dhe një milion vullnetarë në të gjithë vendin, të cilët punojnë për ne.”
Votimet e hershme në shtete të rëndësishme mund ta kenë përcaktuar tashëm kahun e balancës, si psh në Nevada, ku duket se kanë votuar një numër i madh hispanikësh, të cilët mund t’ja japin fitoren zonjës Clinton. Ndërsa Trump, pret të ketë siguruar shumicën nga pjesëmarrja e madhe e punonjësve të bardhë në shtete qendrore si Ohio, transmeton oranews.
Trumpit mendohet se e ka më të vështirë fitoren se rivalja e tij, por vëzhguesit thonë se e marta mund të tregojë një rezultat të ndryshëm nga anketat.
“Nëse Clinton do të siguronte 3 për qind më tepër vota se sa parashikonin anketat, do të kishim një fitore të rëndësishme të saj; por në se ndodh ndryshe, atëhere Trump mund t’i fitojë me lehtësi votat elektorale.” – thotë vëzhguesi.
Dhe, në se sezoni i fushatës ndryshon vazhdimisht, për asnjërin nga kandidatët nuk mund të shmanget një e papritur e minutës së fundit; nuk përjashtohet as mundësia për ndonjë zbulim të ri që të pushtojë mediat, ndërsa miliona njerëz shkojnë në votime.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri