LAJMI I FUNDIT:

Premiera e shfaqjes “Farsë në Valvorth” do të jepet të premten në teatrin e Gjakovës

Premiera e shfaqjes “Farsë në Valvorth” do të jepet të premten në teatrin e Gjakovës

Për herë të parë gjatë vitit 2021 do të jepet premiera e një shfaqje në teatrin e Gjakovës, “Hadi Shehu”.

“Farsë në Valvorth” mban titullin prodhimtaria, premiera e të cilës do të jepet këtë të premte në ora 20:00.

Këtë e ka bërë të ditur vet regjisori, Butrint Pasha, në një postim në rrjetin social Instagram.


Në shfaqje po ashtu do të luajnë aktorët si Edmond Hafizademi, Besfort Berberi, Arbies Konomi dhe Vlora Dervishi.

Për skenografi është përkujdesur Petrit Bakalli, për kostumografi Alma Krasniqi, kurse ndriçim ka punuar Qendrim Rruka.

Vlen të përmendet se repriza e shfaqjes do të jetë çdo të shtunë nga ora 20:00. /Telegrafi/