LAJMI I FUNDIT:

Prekazi largohet nga Tirana

Prekazi largohet nga Tirana

Pas Mentor Zhdrellës edhe një lojtar kosovar lë kryeqytetin e Shqipërisë. Arsyeja? Mërzia e madhe për familje bëri që edhe Arbër Prekazi të ndahet me Tiranën, ku nënshkroi kontratë tri vjeçare javë më parë me kampionin e shumëfishtë të Shqipërisë.

Në një prononcim për Arenën, Prekazi ka treguar se si është ndarë me Tiranën, duke thënë se arsyeja kryesore është mërzia e madhe që kishte për familjen e tij. Prekazi kishte për të udhëtuar të dielën me klubin në fazën përgatitore, por para se të marrë rrugë ai është takuar me kryetarin e klubit Refik Halili si dhe me trajnerin për t’ia kumtuar lajmin se dëshiron që t’i jap fund aventurës me Tiranën ende pa filluar mirë.

“Kemi qenë duke u bërë gati që të nisim në përgatitje, por para kësaj unë e kamë thirr kryetarin e klubit dhe trajnerin për të biseduar me ta. Atyre u kam treguar se dëshiroj të ndahem me Tiranën, pasi arsyeja kryesore është mërzia për familjen. Nuk mundesha fare të koncentrohem pasi mërzia ishte më e madhe se dëshira për të luajtur për Tiranën”, deklaroi Prekazi për Arenën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori