LAJMI I FUNDIT:

Prej ditësh i shtruar në spital, Fatos Nano ndodhet ende në reanimacion

Prej ditësh i shtruar në spital, Fatos Nano ndodhet ende në reanimacion

Ish-kryeministri Fatos Nano vijon të qëndrojë i shtruar prej një jave në një spital privat në Tiranë.

ABC News raporton se ish-kryeministri vazhdon të jetë në reanimacion i intubuar për shkak të problemeve me frymëmarrjen dhe se gjendja nuk ka ndryshuar të paktën me një ditë më parë.

Sipas stafit mjekësor, ai është në gjendje të stabilizuar, parametrat e oksigjenimit në gjak janë përmirësuar krahasuar me ditët e para të qëndrimit në spital.


Megjithatë, ish-lideri socialist vijon të jetë i intubuar me frymëmarrje të komanduar dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor.

Ish-lideri i PS-së vuan nga insuficenca respiratore, pamjaftueshmëri e mushkërisë për të funksionuar normalisht. Ai u dërgua në spital nga familjarët të enjten e kaluar. Nano vuan prej kohësh nga kjo sëmundje dhe në të kaluarën është paraqitur në spital për të marrë shërbimin mjekësor.

Më herët, gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama dekoroi ish liderin historik të PS-së, me medaljen Yll të Mirënjohjes Publike.

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori