LAJMI I FUNDIT:

Posta me dy pulla postare për Ferizajn

Posta me dy pulla postare për Ferizajn

Posta e Kosovës ka emetuar dy pulla postare me imazhe nga qyteti i Ferizajt. Ato veçojnë disa segmente që e karakterizojnë Ferizajn, si: tolerancën fetare përmes pamjes së Xhamisë së Madhe dhe Kishës Ortodokse të vendosur në një hapësirë, hotelerinë, si dhe fenomenin natyror – bifurkacionin e lumit Nerodime.

Qyteti Ferizaj gjendet në pjesën jugore të Republikës së Kosovës, në një hapësirë prej 344 kilometra katrorë. Shtrihet në luginën e malit Sharr, në lartësi mbidetare prej 573 metra.


Fillimisht ishte një vendbanim i vogël. Në vitin 1873, me funksionalizimin e hekurudhës që në atë kohë lidhte këto troje me Selanikun, fillon zhvillimi i hovshëm i këtij vendi. Emërtimin e sotëm e mori nga pronari i bujtinës së parë të ndërtuar, Feriz Shasivari.

Qyteti Ferizaj, me pozitë të volitshme gjeografike dhe infrastrukturë të zhvilluar, paraqet një udhëkryq të rëndësishëm që i lidh jo vetëm qytetet e vendit tonë, por edhe Prishtinën me Shkup.
Ky qytet shquhet për raritetin natyror – bifurkacionin (bigëzimin) e lumit Nerodime. Degëzimi i këtij lumi në dy degë kryesore, me ndihmën e lumenjve të tjerë nga ana e majtë e mundëson derdhjen e ujit në Detin e Zi, ndërsa nga ana e djathtë në Detin Egje.

Filatelia e Kosovës, përmes pamjeve të pullave postare dhe produkteve filatelike, vazhdon të promovojë vlerat dhe trashëgiminë e Republikës së Kosovës.

Këto pulla postare mund t’i gjeni në zyrat postare të Postës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Kalo në kategori