Pas pesë vjet premtimesh të shumta ishte rasti i përshtatshëm që palët të ndanin një herë e përgjithmonë fatin mbi kalimin e Portit të Shëngjinit nën administrimin e shtetit të Kosovës.
Vizita dyditore e zëvendësryeministres së Kosovës, Mimoza Kusari Lila, e cila është njëherësh edhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë, nuk solli asgjë të re lidhur me ecurinë e “projektit”, i cili nuk nisi kurrë dhe mbeti vetëm një premtim, maksimumi angazhim.
Kosova e kërkon me ngulm portin verior të Shqipërisë, si mundësi potenciale për të dalë në det, propozim ky që erdhi rreth një vit pas përfundimit të luftës.
Për herë të parë ambicia e qeverisë së Prishtinës u bë publike gjatë vizitës së Kryeministrit Agim Çeku në Tiranë në maj 2006, me homologun shqiptar, Sali Berisha, ku të dy ranë dakord që porti t’i jepej me koncesion shtetit më të ri.
Që nga ajo kohë, e vetmja lëvizje konkrete ishte dorëzimi i një plani nga ana e ministrit kosovar për Ekonominë, Ahmet Shala, i cili u pasua me krijimin e një grupi pune, por vetëm kaq.
Nga vizita e zyrtarit numër dy të qeverisë së “Thaçit” dhe me tre takimet e nivelit të lartë, me Kryeministrin Berisha, ministrin e Financave, Bode, dhe ministrin e Ekonomisë, Naço, Porti i Shëngjinit nuk u “zu” me gojë.
Të paktën njoftimet zyrtare të të tria institucioneve nuk publikuan asnjë rresht fjale lidhur me projektin, sikurse kishte ndodhur në herët e kaluara.
Për të vetmen pjesë ku palët diskutuan ishin liberalizimi i tregtisë, i pasagjerëve dhe hapja e një pike doganore për Kosovën në Portin e Durrësit. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re