Porta e kiçit
Portat triumfale historia i njeh si krijimet më distniktive arkitekturore që nga periudha antike e perandorisë romake. Portat i lakmuan edhe xhelatët e njerëzimit. Sot mund të hasen nëpër shumë shtete afrikane e aziatike me sistem diktatorial e autoritar. Po pse edhe në Maqedoni
“Porta Triumfale” e promovuar kohë më parë nga Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, dhe e pagëzuar si “Porta Maqedonia”, është godina e fundit e paraparë në projektin “Shkupi 2014”. “Porta” u ngrit në mes të skajit perëndimor të Qendrës Tregtare dhe skajit të ndërtesës së gjatë ku ndodhen zyrat e Avokatit të Popullit. Hapësira në fjalë paraqet grykën e ish-sheshit të Shkupit, i cili tashmë është zënë e ngulfatur nga dhjetra përmendore e skulptura, duke marrë pamjen e një zoo kopshti të bronztë e të mermertë.
“Portat” histori e diktatorëve
“Porta Maqedonia” u ngrit si skulpturë! U “zbukurua” me dhjetra detaje nga historia e cila fare nuk i përket maqedonasëve të Gruevskit. Aty është Aleksandri i Madh dhe Filipi me fallangën, Justiniani i Parë, Mbreti Samoli, Mbreti Marko, relieve me motive nga kryengritja e Ilindenit etj. Pra, një kiç objekt që mundëson perspektivën drejt hapësirës plot hile! “Porta Turpëmadhe e oborrit hileqar”! Kështu u takon shqiptarëve ta quajnë “deriçkën” me gjithë ish-sheshin e Shkupit.
Në periudhën antike të Perandorisë Romake portat triumfale ngriteshin në respekt të kthimit triumfal nga luftërat e ndryshme. Përmes atyre portave parakalonin ushtarët romakë dhe robërit e luftës. Qindra vite më vonë, pushtues të ndryshëm evropianë, duke pushtuar e okupuar vende të ndryshme, ndjenin se po përshkohen nga “fama dhe lavdia romake” ndaj dhe nisën të ndërtojnë porta në shenjë të triumfalitetit të tyre.
Në ditët e sotshme si portat më të njohura është ajo e Napoleonit në Paris si dhe Porta e Brandenburgut në Berlin.
Në Berlin kishte planifikuar një portë triumfale edhe Adolf Hitleri. Projekti i tij parashihte një portë me lartësi prej 170 metra, apo 49 herë më të madhe se ajo e Parisit. Kjo praktikë e ngritjes së këtyre objekteve vazhdoi sidomos në viset diktatoriale nëpër shtetet e ndryshme afrikane e aziatike. Nëpër këto vise skajshmërisht është deformuar kuptimi i këtyre objekteve duke simbolizuar “fitoret e njëpasnjëshme” edhe pse shoqëritë e tyre janë të mbërthyera në varfëri të madhe, u nëpërkëmben të drejtat dhe liritë njerëzore, sundohen nga diktaturat klasike.
Nga portat triumfale të sotshme si më e njohura është ajo e diktatorit koreanoverior Kin il Sing e ngritur më vitin 1982 e cila simbolizon qëndresën luftarake kundër Japonisë.
Dështimet triumfale si fitore
Gjatë promovimit të “Porta Maqedonia” u tha se kjo godinë simbolizon fitoret e reja të Maqedonisë që nga pavarësimi i saj më 1991. Cilat janë këto fitore?! Ajo përgjatë ushtrimit të pushtetit diktatorial mbi shqiptarët e këtushëm? Fitorja përgjatë diskiminimit të gjithanshëm të shqiptarëve të këtushëm; fitorja mbi tendencën e shqiptarëve për t’u ndjerë qytetarë të barabartë me të gjithë të tjerët në vend; fitorja në vjedhjen e historisë kombëtare shqiptare e antike greke; fitorja mbi tendencën e shqiptarëve për ta zyrtarizuar gjuhën shqipe, për t’i përdorur simbolet kombëtare, për ta gëzuar pjesën përkatëse të buxhetit shtëtëror, të punësimeve reale, të ngritjes së standardeve jetësore, të urbanizimit të lagjeve të tyre që gjithnjë e më shumë ngjajnë në getot klasike! Fitorja e luftës kundër shqiptarëve më vitin 2001; fitorja në konfliktin ndëretnik që do të rezultojë me ngritjen e kishës politike në majen e Kalasë së Shkupit!
Për t’i flakur këto dyshime reale nga koka e shqiptarëve, pushteti aktual maqedonas po pretendon se kanë ngritur një godinë që do të bëhet institucion kulturor e turistik. Hile e madhe! Kurrfarë pamjesh nuk ofron teraca e kësaj Porte, e cila për dhjetra metra është më e shkurtër se objektet që e rrethojnë, e para dhe, e dyta, ky objekt është ngritur si përmendore dhe jo si godinë institucioni.
Dihet se cila është procedura e ngritjes së një institucioni kulturor. Paramendoni sikur një ditë dikujt t’i teket dhe të kërkojë që fontana e “Aleksandrit të Madh” të shndërrohet në objekt përfitues, në pishinë ku hyrja për t’u larë do të bëhet me lekë. Kështu e mendojnë edhe “Portën Maqedonia! Fatkeqësisht, u hasi gozhda në sharrë ndërsa funskionarët shqiptarë kukulla në qeverinë e Gruevskit është mirë që të ngulin këmbë dhe të përfitojnë për interesin kombëtar diçka nga kjo hile maqedonase që kësaj radhe vjen nga Ministria e Kulturës.
Karikaturizimi i triumfit
Në dy shtyllat e “Porta Maqedonia” do të ketë galeri, hapësirë për promovime letrare, kulturore dhe do të ketë teracën prej nga turistët do ta shikojnë “xha Pilon”! Pra, këto aktivitete do të bëhen me pagesë, me lekë. Lekun duhet ta marrë pronari i objektit! Përmendoret nuk kanë pronar. Këtu nis hilja e radhës. Zëri kadastral “përmendore” duhet të ndryshojë në “institucion kulturor”. Institucioni kulturor duhet të ketë listë poseduese, t’i përkasi një pronari me adresë të saktë, të ketë një drejtor dhe disa të punësuar. Rregulli e do që të bëhet edhe pranim-dorëzimi i objektit.
Por, kush do ta bëjë dorëzimin? Një skulptore? Është e pamundshme, sepse, objektin e nënshkruan vetëm arkitekti. “Porta Maqedonia” për autor ka një skulptore dhe jo një arkitekt! Dhe, e tërë kjo lojë shpjegohet: ne, jo që patëm nevojë për institucion të ri kulturor por, meqë e luftojmë korrupsionin dhe kriminalitetin, na duhet të fiskalizojmë të hyrat që do të vijnë nga aktivitetet e shumta që do të zhvillohen në këtë “godinë grandioze”!
Për momentin, le të shërbejë si portë përmes së cilës triumfalisht do të parakalojnë hendbollistët maqedonasë të cilët, të frustruar me shofenizmin dhe racizmin antishqiptar, ranë në delir duke kënduar bashkë me përkrahësit e tyre këngë raciste kundër shqiptarëve gjatë ndeshjeve në kampionatin evropian që po mbahet nëpër Serbi.
Karikaturizimi i triumfit është karakteristikë e shoqërive të përulur para “perandorit të pathyeshëm” fuqia e të cilit mund të krahasohet me shqelmimet e fundit të demit me plagë fatale.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin