Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Federica Mogherini, ka thënë se s’ka liberalizmi të vizave për Kosovën pa shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini ka ripërsëritur mesazhin e Brukselit se demarkacioni me Malin e Zi mbetet kusht i pandryshuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Këto komente, Mogherini i ka bërë në Prishtinë, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
“Propozimi i Komisionit Evropian ishte shumë i qartë. Janë dy kushte të cilat duhet të plotësohen para se të bëhet liberalizimi i vizave”, ka thënë Mogherini.
“Këto dy kushte janë që Kosova ta përmirësoj luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku ka përparime dhe kushti i dytë është ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ku që nga vizita e ime e fundit vitin e kaluar nuk ka pasur përparime”, ka thënë Mogherini.
“Nëse Kuvendi e voton demarkacionin, ne, BE-ja do të lëviz shumë shpejt në procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë ajo
“Është koha e fundit të ratifikoni Marrëveshjen me Malin e Zi dhe kjo do ta zhbllokoj liberalizimin e vizave. Ky është vendim në duart e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Mogherini.
Ajo u ka bërë thirrje partive politike që ta kenë të qartë se kur janë në pyetje interesat e popullit, siç është liberalizimi i vizave, ato duhet ta tejkalojnë debatin ndër partiak dhe të gjejnë rrugën përpara.
“Besoj që partitë të gjejnë një formë pajtimi dhe ta ratifikojnë këtë marrëveshje. Populli i Kosovës e dëshiron liberalizimin dhe nuk e meriton mungesën e konsensusit për liberalizimin”, është shprehur zyrtarja e lartë e BE-së.
Tutje, Mogherini ka përshëndetur angazhimin e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë. Ajo tha se dialogu mbetet formë e pazëvendësueshme për normalizimikn e raporteve midis dy vendeve.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka kërkuar ndihmën politike Mogherinit dhe Bashkimit Evropian për të shtrirë ndikimit te opozita që ta mbështes demarkacionin me Malin e Zi. Njëherësh ka kërkuar edhe shtimin e presioneve politike mbi përfaqësuesit serb, që të kthehen në institucione.
“Kemi kërkuar ndihmën e Mogherinit që të kalojmë pengesat e krijuara me ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me malin e Zi”, ka deklaruar ai.
Mustafa tha se te kriteri i dytë, që ka të bëj me luftimin e krimit dhe korrupsionit, Kosova ka shënuar përparime të dukshme.
“Kosova është e përcaktuar në rrugën e saj evropiane”, ka thënë Mustafa, duke shprehur bindjen se një ditë edhe Kosova do të jetë shtet anëtar i Bashkimit Evropian.
Sa i përket dialogut me Serbinë, ai ka ritheksuar se mbetet i përkushtuar që ky proces të vazhdoj.
“Ne e shohim dialogun me vendet fqinje, edhe me Serbinë si alternativë të pazëvendësueshme për normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimin e proceseve në Ballkan dhe Evropë, përkundër disa kundërshtimeve që i kemi nga opozita”, ka thënë Mustafa. /REL-Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?