Numri i fëmijëve në Japoni është ulur për vitin e 37 rresht, një shenjë e qartë që përpjekjet për të ndaluar plakjen e rëndë të popullsisë kanë dështuar, ndërsa ekspertët flasin për nisjen e numërimit mbrapsht të zhdukjes së këtij kombi.
Nga 1 prilli 2018, në Japoni janë 15.53 milionë fëmijë nën moshën 14-vjeçare, një ulje me 170 mijë nga një vit më parë, një trend negativ që ka nisur që prej vitit 1981.
Segmenti më i madh mes fëmijëve është ai i atyre me moshë më të madhe, 3.26 milionë në moshat nga 12 deri në 14 vjeç, diçka që tregon se tendenca problematike nuk do të ndalet shpejt.
Pavarësisht përpjekjeve nga qeveria e kryeministrit Shinzo Abe, për të nxitur japonezet që të kenë më shumë fëmijë, vetëm kryeqyteti Tokio raportoi më shumë lindje nga një vit më parë.
Japonia përballet me lindje të ulëta prej dekadash dhe, ndryshe nga vendet e tjera të zhvilluara, nuk ka mundur të plotësojë numrat përmes emigrantëve.
Për të ilustruar problemit e rëndë, Ministria japoneze e Shëndetësisë njoftoi se, në vitin 2060, nga 126 milionë banorë që është aktualisht, popullsia japoneze do të jetë reduktuar në 86 milionë.
Me më pak punonjës që paguajnë taksa për të mbështetur brezin në rritje të të moshuarve që kanë nevojë për pensione dhe kujdes shëndetësor, ekonomia japoneze po përballet me një sfidë të paprecedentë dhe koha nuk punon aspak në favor të saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos