LAJMI I FUNDIT:

Pomfriti rrit rrezikun për kancer të gjirit

Pomfriti rrit rrezikun për kancer të gjirit

Hulumtimet e bëra te 2000 infermiere kanë zbuluar lidhshmërinë e kancerit të gjirit me konsumimin e patateve që në moshë parashkollore. Por, problemi nuk qëndron te patatet, por te fërgimi!

Shkencëtarët e fakultetit Teknik të Munihut kanë paraqitur se në patatet e fërguara kanë gjetur materien kancerogjene gliciamid, e cila është akoma më e vështirë se akrilamidi.

Gliciamidi paraqitet me nxehje të prodhimit të patateve dhe është më i rrezikshëm se akrilamidi, i cili në prodhimet e njëjta është zbuluar para gjashtë vitesh.

Lajmi i gëzueshëm në rastin me gliciamidin është se ai paraqitet në sasi to vogla. Gjatë analizimit të tri llojeve të patateve të fërguara është gjetur sasi e gliciamidit prej 0,3 deri 1,5 mikrogram në kilogram.
Në qelizat e thithësve një sasi edhe më e vogël e gliciamidit mundet të paraqesin çrregullime në strukturën gjenetike. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori