Politikat e Unionit Evropian
Vet titulli Politikat e Unionit Evropian ngërthen një problematikë mjaft komplekse. Në fakt, politikat e Unionit Evropian janë alfa dhe omega e funksionimit të Unionit Evropian. Nocioni politikat e përbashkëta, është përdorur për herë të parë në nenin 3 të Traktatit të Romës dhe kufizohej vetëm në vendosjen e tri politikave të përbashkëta (bujqësore, transportit, tregtare). Meqenëse Unioni Evropian ka një natyrë “sui generis” duke mos qenë as organizatë e pastër ndërkombëtare e as shtet, por një entitet i llojit të veçantë i cili funksionon ndryshe nga shtetet dhe implementon politika specifike. Unioni Evropian ka një strukturë specifike institucionale që përbën një bashkëdyzim institucionesh të karakterit ndërqeveritar, komunitar dhe supranacional, që si rrjedhojë ka edhe kompetenca të ndara, nga kompetencat ekskluzive të shteteve anëtare, ato komunitare dhe kompetencat e përziera midis kryeqyteteve të shteteve anëtare si dhe Brukselit.
Këto institucione aprovojnë dhe implementojnë politika të ndryshme, që kanë të bëjnë me tregun e brendshëm e monedhën evropiane e deri te politika e përbashkët dhe e jashtme e sigurisë. Për të kuptuar jo vetëm funksionimin institucional të Unionit Evropian, por edhe të politikave të tij, paraprakisht, duhet shpjeguar edhe kornizën institucionale shumë komplekse dhe atë para dhe pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës. Deri në fuqizimin e Traktatit të Lisbonës, (1 Dhjetor 2009), ajo që quhet sot Union Evropian në fakt ishte një përzierje apo bashkëdyzim i shumë entiteve që funksiononin në bazë të një strukture tri Shtyllëshe: të parës- tri komunitetet evropiane, (BETHÇ, BEE dhe EVROATOM); të dytës- Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë,(CFSP); dhe të tretës- Drejtësia dhe Punët e Brendshme, ( JHA); Unioni Evropian zhvillonte politikat e tij.
Brenda shtyllës së parë, binin politikat ekonomike, pra ato që do të mund të përmblidheshin në politikat tregtare dhe ato monetare të UE-së konform katër lirive të lëvizjes së: mallit, shërbimeve, kapitalit dhe qytetarëve. Brenda shtyllës së dytë binin politikat e marrëdhënieve me jashtë dhe e mbrojtjes; kurse brenda shtyllës së tretë politikat që lidheshin me gjyqësinë dhe policinë. Mirëpo, me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës, komuniteti evropian zëvendësohet me Union Evropian edhe kjo strukturë tri shtyllëshe shkrihet në një personalitet unik juridik. Tri shtyllat do të funksionojnë vetëm gjatë periudhës tranzitore pesë vjeçare nga hyrja në fuqi e këtij traktati.
Politikat tregtare dhe monetare të UE-së nga shtylla e parë janë relativisht të rrumbullaksuara. Kjo ngase tregu i përbashkët funksionon tashmë mbi katër dekada, kurse monedha e përbashkët EURO gati një dekadë, dhe aty priten ndryshime rrënjësore, pos inaugurimit të dy resoreve të reja të KE- atij për energji dhe për ngohje globale- që do të thotë të udhëhiqen nga një komisioner i veçantë për të implementuar këto politika. Për politikat tjera ekonomike edhe më tutje do të ketë nga një komisioner për secilën prej tyre, pra: një për tregun e brendshëm dhe shërbimet; një për zhvillimin bujqësor dhe rural; një për buxhet dhe financa; një për çështje ekonomike dhe monetare; një për industri dhe ndërmarrje; një për politikën e konsumatorëve, (që do ta mbulojë edhe shëndetësinë); një për çështjet detare dhe peshkimin një për transport; një për tatimet dhe unionin doganor; një për tregti; dhe një për politikën rajonale. Politikat sociale, ndërkaq do të zhvillohen edhe më tutje në kuadër të resorëve të KE nga një komisioner të veçantë për: hulumtime, inovime dhe shkencë; një për ambient jetësor; një për punësim, çështje sociale dhe inkluzivitet dhe një për edukim, kulturë, multilinguizëm dhe rini.
Politikat nga shtylla e dytë do të bien brenda asaj që quhet ESDP, apo politika evropiane e sigurisë dhe e mbrojtjes, e cila kështu funksiononte nga viti 1999, por për të parën herë kodifikohet me këtë traktat. Edhe pas Traktatit të Lisbonës do të funksionojë presidenca rotative, por kryesisht do të udhëheq politikat sektoriale, ndërkaq politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe përfaqësimin e UE-së në botë do ta udhëheq presidenti i përhershëm i Këshillit Evropian, në bashkëpunim me përfaqësuesen e lartë për PJS.
Kështu politikat nga shtylla e dytë, pra që kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe të sigurisë, pos presidentit të përhershëm të UE-së, do të merret edhe përfaqësuesja e lartë për PPJS, që njëkohësisht është edhe nënkryetare e Komisionit Evropian. Ajo do të mbështetet edhe nga shërbimi diplomatik i UE-së, që në fakt do të ngritet mbi 136 përfaqësitë ekzistuese të KE, të akredituara në rreth 150 shtete të botës. Vetë procedura e krijimit të këtij shërbimi diplomatik evropian është e komplikuar, meqë kërkon bashkëvendosje të shumë institucioneve të UE-së. Konform traktatit të Lisbonës, ky shërbim diplomatik vendoset me një vendim të Këshillit, të bazuar në propozimin e Përfaqësuesit të lartë për PJS, pas konsultimit të Parlamentit Evropian dhe pas marrjes së pëlqimit të Komisionit Evropian.
Ndërkaq, në shtyllën e tretë do të bijnë politikat që lidhen me të ardhmen dhe do të quhet: AFSJ(area of freedom, security and justice), apo hapësira e lirisë, sigurisë dhe e drejtësisë. Vetkuptohet këto ndryshime strukturore do të shkaktojnë edhe ndryshime institucionale dhe organizative brenda vet UE-së. Resori i drejtësisë dhe punëve te brendshme (JHA) në këtë fazë tranzitore pesë vjeçare pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës, do të riorganizohet në ndarjen e tij në disa sektorë të Komisionit Evropian. Kështu një pjesë e politikave që deri më tash binin brenda drejtësisë dhe punëve të brendshme, do të ndahen në dy resorë dhe atë në: punët e brendshme, (Home Affairs); dhe drejtësi, të drejtat themelore dhe shtetësia, (Justice, Fundamental Rights and Citizenship). Pa u lëshuar në hollësi do të përmendim shkurt tri teoritë dominante në politikëbërjen e Unionit Evropian dhe atë: teorinë e integrimit evopian, teorinë federaliste dhe teorinë e qeverisjes. Këtë klasifikim e bëjnë më së miri deri më tash Wallace dhe Pollack.
Deri në hyrjen në fuqi të traktatit të Lisbonës, Unioni Evropian kishte 16 politika me 63 nënpolitika sektoriale. Pas hyrjes në fuqi të këtij traktati, politikave ekzistuese iu shtuan edhe dy të reja që do të udhëhiqen nga komisionerët të veçantë dhe atë: politika për të drejtat e njeriut dhe ajo për aksion klimatik, ndërkaq që shuhet resori i marrëdhënieve me jashtë. Po të analizohen këto 16 politika, do të shihet se ato fuzionojnë më shumë kaptina të acquis communitaire (35).
Pra më shumë kaptina të korpusit juridik të Unionit Evropian, (mbi 100 mijë faqesh) shkrihen në politikat e Unionit Evropian, më tutje këto politika implementohen përmes rregulloreve dhe direktivave të Këshillit dhe të KE në fusha të ndryshme. Kaptinat acquis communitaire janë: lëvizja e lirë e mallrave, lëvizja e lirë e punëtorëve, e drejta për themelim dhe liria për ofrimin e shërbimeve, lëvizja e lirë e kapitalit, sigurimi publik, e drejta e ndërmarrjes, e drejta e pronësisë industriale, politika e konkurencës, shërbimet financiare, shoqatat informative dhe mediet, zhvillimi agrar dhe rural, politika e sigurisë së ushqimit, veterinarisë dhe sanitarisë, mjetet lundruese, politika e transportit, energjetika, taksat, politika ekonomike dhe monetare, statistikat, politika sociale dhe punësimi, politika industriale dhe e ndërmarrjeve, rrjetet transevropiane, politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore, të drejtat dhe liritë themelore; drejtësia, liria dhe siguria, shkenca dhe hulumtimet (arsimi dhe kultura), ambienti jetësor, mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetësia, unioni doganor, marrëdhëniet me jashtë (politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes), kontrolli financiar, dispozitat financiare dhe buxhetore, institucionet dhe çështje tjera.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike
![LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-kurtilogo-780x439.jpg)
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/3-14-780x439.jpg)
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe