Politika e re alternativë e vetme për demokracinë shqiptare
Nuk ka dyshim se zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipërinë londineze ishin një sfidë e radhës për këstet politike të këtij vendi, por edhe për opinionin mbarë kombëtar. Këto zgjedhje mund të thuhet se i karakterizojnë dy anët e saj të medaljes: anën pozitive dhe negative të saj.
Ana pozitive e këtyre zgjedhjeve kishte të bënte se përherë të parë në këtë vend, pas 18 vjet tranzicioni nuk ndodhi ndonjë incident i rëndë, me përjashtim të disa të voglave. Pra, ishin zgjedhje të qeta dhe populli kishte standarde më të mira, sidomos kur merren parasysh pajisja e tyre me letërnjoftime dhe pasaporta të reja biometrike. Këto zgjedhje karakterizohen me standarde më të larta demokratike, sepse ishin krijuar kushte më të favorshme për votim më të lirshëm.
E mira e këtyre zgjedhjeve ishte fushata elektorale e spektrit politik, të cilët nuk ishin vetëm dy kampe, të majtët dhe të djathtët, por kishte edhe të tjerë si LSI-ja dhe Poli i Lirisë, të cilët kishin begatuar skenën politike të këtij vendi. Kishte një fushatë të fortë të këtyre subjekteve politike. Mund të thuhet se Shqipëria londineze me këto zgjedhje kishte ecur më përpara se zgjedhjet e mëparshme.
Por, këto zgjedhje kishin edhe defekte të shumta duke filluar nga mospajisja e qytetarëve me dokumente përkatëse e deri te imazhi i spektrit politik të këtij vendi. Dy subjektet e mëdha politike PS dhe PD, përsëri lozën në kartën e ndarjes së këtij vendi në jug dhe veri, në toskë dhe gegë. Që nga fillimi i këtyre zgjedhjeve ishte krijuar ky perceptim ideologjik se për PS-në do të votojnë kryesisht qytetarët shqiptarë nga jugu, ndërsa për PD-në do të votojnë shqiptarët e pjesës veriore. Dhe kështu doli, këto parti kryesisht morën votat e këtyre rajoneve. Kjo sëmundje krahinore e këtyre dy partive, të cilat veten e quajnë të majtë dhe të djathtë, sikur ka lëshuar metastazë dhe nuk mund te shërohet lehtë, ndërsa e vërteta është se në jug gjendet truri i Shqipërisë londineze, ndërsa veriu shquhet për traditë dhe trimëri. Ky kombinim në mes të “mençurve të jugut” dhe “trimave të veriut”, pa dyshim se kishte ashpërsuar shume garën elektorale për pushtet. Verdikti i popullit ishte një epërsi e lehtë për “trimat e veriut”, por jo edhe i shumicës së popullit shqiptarë. Vlen të përmendet se në këto zgjedhje nuk kishin dal rreth 50 për qind e popullit shqiptarë, atëherë mund të kuptohet se këto zgjedhje edhe pse konsiderohen si legjitime nuk pasqyrojnë vullnetin e shumicës së shqiptarëve të këtij vendi.
Po ashtu, ana shumë e zymtë e këtyre zgjedhjeve ishte përpjekje e kësteve politike për tensionim të situatës, sidomos në Fier. Papërgjegjësia e tyre politike në një moment sa nuk kishte devijuar tërë procesin zgjedhor, por edhe situatën e përgjithshme në vend. Keqpërdorimi i popullit për interesa të tyre personale në çastet më kritike të këtij vendi duhet të mbetet shembulli më i keq i këtyre zgjedhjeve. Dy liderët e dy partive më të mëdha PS dhe PD ende nuk janë liruar nga politikat e vjetra, edhe pse kanë trumbetuar pa reshtur se do të jenë model i ri politik.
Dy politikanët e ashtuquajtur “të ri”, në fakt kishin mbetur të vjetër, sikur shumë pak kanë mësuar nga e kaluara e hidhur e këtij vendi dhe kur është në pyetje pushteti janë në gjendje të sakrifikojnë edhe ndonjë objektivë madhore të tij, për shembull, liberalizimin e vizave, që vetëm të qëndrojnë në pushtet. Nuk ka qëllim më madhor të këtij vendi se inkuadrimi në Bashkësinë evropiane. Akuzat e ndërsjella dhe gjuha e këtyre dy politikanëve nuk kishte ndryshuar shumë, përkundër disa ndryshimeve strukturore partiake.
Tani, kur PD-ja e Sali Berishës është partia më e madhe në vend, por nuk është fituese e shumicës së votave të shqiptarëve ka shpallur fitoren e saj. PS-ja e Edi Ramës është lidhur për një mandat të diskutueshëm në zonën problematike të Fierit dhe ende nuk i ka pranuar zgjedhjet. Në anën tjetër KQZ-ja ende po merret me numërimin e votave dhe deri më tani nuk ka shpalosur rezultatin përfundimtar.
Kësaj KQZ-je nuk i mjaftojnë 10 ditë për të numëruar disa kuti dhe të krijohet përshtypja sikur ky vend i ka miliona banorë dhe nuk munden të përfundojnë numërimin. Kjo është absurde për një vend, i cili synon Bashkimin evropian. Befasia e këtyre zgjedhjeve është fitorja e LSI-së e Ilir Metës dhe koalicioni i tij me PD-në e Sali Berishës. Ky vendim deri më tani më i miri politik sikur do të shkrij deri diku raportet mjaft të acaruara në mes jugut dhe veriut. Fituesi i këtyre zgjedhjeve nuk është as Sali Berisha as Edi Rama, por është Ilir Meta, i cili në të ardhmen do të bëjë përpjekje që skemat e vjetra politike të ndërtuara në inercione krahinore dhe pashallëqe tjera të përfundojnë njëherë e përgjithmonë në këtë vend. Shqipëria londineze ka nevojë për politikë të re, njerëz të rinj, projekte të reja, të cilët punojnë jo vetëm për krahinat e tyre, por për të gjithë shqiptarët. Koha po punon për breza e rinj politik, të cilët në fokus kanë përparimin e vendit të tyre, sepse alternativë tjetër nuk ka. Vetëm modeli i politikanëve të rinj mund ti tejkaloj shumë sfida të këtij vendi në mënyrë që të ecë përpara. Kjo do të ndodhë gjatë kohës së ardhshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës