LAJMI I FUNDIT:

Policia turke merr në pyetje reprezentuesin serb, mund të dënohet me burg

Policia turke merr në pyetje reprezentuesin serb, mund të dënohet me burg

“Futbollisti serb ka falsifikuar identitetin”, shkruajnë mediat turke, duke ju referuar mbrojtësit të Besiktasit, Dusko Tosic.

E gjithë kjo ka ndodhur në derbin me Fenerbahçen, kur lojtari ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Tosic sipas rregullave kishte braktisur fushën duke shkuar në zhveshtore, aty kishte marrë një kartelë të një sigurimi fizik të stadiumit, me të cilën kishte dal ta shikonte takimin duke vendosur një kapelë në kokë, transmeton Telegrafi.


Kjo është zbuluar prej policisë turke, e cila sot e ka marr në pyetje dhe po e akuzon për falsifikim të dokumenteve.

Në rast se provohet se ka shkelur ligjin, atëherë reprezentuesi serb mund të dënohet me burg ose me të holla.

Ndryshe, Feneri kishte triumfuar me rezultat 1-0 kundër Besiktasit në kuadër të Kupës së Turqisë. /Telegrafi/