LAJMI I FUNDIT:

Policia për protestën e banorëve të Drenicës: Situatë e qetë

Policia për protestën e banorëve të Drenicës: Situatë e qetë

Qytetarë të rajonit të Drenicës mëngjesin e sotëm kanë bllokuar rrugën Mitrovicë-Skenderaj, në shenjë proteste kundër vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në fshatin Banjë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se deri më tani situata është e qetë dhe nuk është raportuar ndonjë incident.

“Policia e Kosovës ka informacione për tubime të disa qytetarëve dhe bllokim të rrugës në rajonin e Drenicës, për të protestuar kundër vizitë së presidentit serb në këtë rajon. Situata është e qetë dhe nuk është raportuar ndonjë incident”, tha ai për KP.


Protestuesit kanë djegur goma të veturave dhe dru, si dhe kanë vendosur makineri të rënda për të bllokuar rrugën. /Telegrafi/