LAJMI I FUNDIT:

Policia për 9 muaj inicion 231 raste për narkotikët në Prishtinë

Policia për 9 muaj inicion 231 raste për narkotikët në Prishtinë

Njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë, gjatë fundjavës kanë ndërmarrë një operacion në disa rrugë të qytetit, ku kanë arrit të ndalojnë dhe kontrollojnë mbi 100 vetura, të shqiptojnë 21 fletëparaqitje për kundërvajtje të trafikut, si dhe të shoqërojnë në stacion policor gjashtë persona të dyshuar për posedim të paligjshëm të substancave narkotike.

Sipas Policisë, gjashtë personat e shoqëruar në stacion policor të moshës prej 22-31 vjeç, pas përfundimit të inverstimit nga ana e policisë me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.

“Operacioni është realizuar rajonin e përgjegjësisë së stacionit policor Qendra në Prishtinë, në rrugën Tirana, Fehmi Agani, Migjeni, Luan Haradinaj, Enver Zymberi, Ahmet Krasniqi, respektivisht në afërsi të lokaleve të natës, që frekuentohen nga të rinjtë. Raste të tilla, posedim të paligjshëm të substancave narkotike, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë që nga 1 janari i vitit 2017 deri më sot janë iniciuar gjithsejtë 231”, thuhet në komunikatën e Policisë.


Policia sqaron se 21 fletparaqitjeve, 9 prej tyre janë shqiptuar për drejtim të mjetit nën ndikim të alkoolit.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori