LAJMI I FUNDIT:

Policia në QKU, dyshohet për thyerje të bravave të dyerve të administratës

Policia në QKU, dyshohet për thyerje të bravave të dyerve të administratës

Zyra për media e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton se drejtoria e përgjithshme e SHSKUK, në mëngjesin e sotëm, ka pranuar një informatë se në një pjesë të zyrave ku ndodhet administrata e QKUK, ka dyshime për hyrje të pa autorizuar të personave.

Menjëherë pas kësaj informate, QKUK ka informuar organet kompetente, Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer ekzaminimin lidhur me rastin.


QKUK, është duke pritur rezultatet e hulumtimit të Policisë së Kosovës, e cila është kompetente për hulumtim të rasteve të tilla.

Përderisa pasi të kryej punën Policia e Kosovës, QKUK do të formoj një komisioni i cili do të bëjë regjistrimin e dokumentacionit dhe zyrave në përgjithësi. /Telegrafi/