LAJMI I FUNDIT:

Policia egjiptiane prangos 39 fundamentalistë islamë

Policia egjiptiane prangos 39 fundamentalistë islamë

Policia egjiptiane të hënën ka prangosur 39 anëtarë të organizatës “Vëllezërit myslimanë” në veri të vendit.

Ndër të prangosurit janë edhe tre funksionarë të lartë të kësaj lëvizjeje, nga qyteti verior egjiptian Kafer el Sheik, njofton agjencia “DPA”.

"Vëllezërit myslimanë” është organizata më e fuqishme e opozitës në Egjipt ,e cila që nga viti 1954 është shpallur e jashëligjshme.

Kjo organizatë në parlamentin egjiptian ka një të pestën e 454 vendeve, kurse delegatët e saj hiqen si të pavarur.


"Vëllezërit myslimanë” angazhohen që të shkrihen kufijtë ndërmjet politikës dhe religjionit, duke tentuar kështu të krijojnë shtetin fundamentalist islam në Egjipt, theksojnë agjencitë.