LAJMI I FUNDIT:

Policia e Tetovës përforcon aktivitetet kundër parkimit paralel

Policia e Tetovës përforcon aktivitetet kundër parkimit paralel

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se me qëllim të përmirësimit të gjendjes së parkimit të veturave në qytet, kanë filluar aktivitete të përforcuara, për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të parkimeve jo të rregullta.

Nga SPB thonë se theks të veçantë i aktiviteteve të tyre është vendosur në parkimin paralel, që në masë të madhe pengon realizimin e parkimit zonal dhe lëvizjen e sigurt dhe normale të pjesëmarrësve tjerë në trafik, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, vetëm gjatë ditës së djeshme kanë zbuluar dhe sanksionuar 27 lloje të këtilla të kundërvajtjeve, duke përmendur se gjobat për këto lloje të kundërvajtjeve janë prej 45 deri 180 euro në kundërvlerë të denarit, varësisht nga vendi ku i kanë parkuar veturat e tyre”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.


Ata shtojnë se këto aktivitete me intensitet të njëjtë, do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme, ndërsa apelojnë tek vozitësit që t’u përmbahen rregullave, gjegjësisht të mos praktikojnë parkimin paralel, pa marrë parasysh sa kohë planifikojnë të ndalojnë, në të kundërtën do të ballafaqohen me sanksione të parapara me ligj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori