LAJMI I FUNDIT:

Policia e Mitrovicës fillon planin “Siguria në shkollë”

Policia e Mitrovicës fillon planin “Siguria në shkollë”

Policia e Kosovës me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/17, fillon së implementuari plani operativ ‘Siguria në shkolla’, plan ky që ka për qëllim ofrimin e sigurisë për nxënësit e të gjitha niveleve, si në hapësirat shkollore ashtu edhe në rrugët e komunikacionit rrugor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë me kohë ka bërë gjitha përgatitjet e duhura për fillim të implementimit të këtij plani operativ.

“Duke pasur parasysh se brenda planit operativ policor fazat e veprimit janë të njëpasnjëshme për qasje proaktive në fushën e ofrimit të sigurisë, kështu për fazën fillestare Njësia e Komunikacionit Rrugor në nivel të rajonit të Mitrovicës ka përgatitur planin e veprimit, që ka për qëllim ofrimin e sigurisë në rrugët afër dhe përgjatë shkollave, ndërsa në prioritet janë vënë nëntë shkolla fillore, shkolla këto të cilat kanë qasje të drejtpërdrejtë në rrugët magjistrale dhe rajonale”, thuhet në një komunikatë nga Policia.


Njësitë policore të komunikacionit rrugor rajonal në zonat afër këtyre shkollave do të shtojnë masat e sigurisë, ku në fokus do të kenë intervalet kohore të ardhje – vajtjes së nxënësve të klasave të para, ku pjesëmarrja e tyre në rrugët e komunikacionit rrugor është për herë të parë.

Bashkë me njësitë e komunikacionit rrugor brenda planit operativ, për angazhime operative policore janë përgatitur edhe stacionet policore, ku sipas planit që nga sot nëpër shkolla fillore dhe të mesme angazhohen zyrtarë policorë, përfshirë edhe zyrtarë policorë në rroba civile.

Gjithë qasja policore për ofrim të sigurisë në objektet edukativo-arsimore do të vazhdojë në bashkërendim me autoritete edukativo-arsimore, si në nivel të drejtorive komunale të arsimit, të drejtorive të shkollave, këshillave të prindërve, këshillave të nxënësve.

Policia kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, duke respektuar rregullat e trafikut rrugor, kujdes në zonat dhe objektet e shënjuara ‘shkolla’, duke u kujdesur për veten, ju kujdeseni për të tjerët.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Kalo në kategori