Rrahja 16 vjeçares Sh.B, nxënëse në shkollën e mesme të ulët “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit, nga ana e axhës së saj, ka shkaktuar reagime të shumta. Ndër të tjera, ndaj këtij akti ka reaguar edhe Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës.
Policia deklaron se i dyshuari H.B (1976) nga fshati Dejnë, dyshohet e ka ushtruar dhunë ndaj vajzës, mbesës së tij, Sh.B (1999)
Por kaq të rëndë këtë rast nuk e vlerëson as Policia e as Drejtoria e shkollës.
Sipas tyre, dhënia e disa shuplakave vajzës e cila vetëm për muajin shtator ka bërë 41 mungesa në shkollë, nuk duhet ekzagjeruar deri në këtë masë.
Për më tepër, ata tregojnë se axha është vetë profesor i Edukatës Fizike në këtë shkollë.
Pavarësisht kësaj, zyrtarë të policisë së dhe drejtorisë së shkollës tregojnë se kanë kryer dhe po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme për këtë rast.
Hasan Krasniqi është drejtor i shkollës “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit. Ai e konfirmon se incidenti ndërmjet axhës e mbesës ka ndodhur të enjten rreth orës 16:00, para shkollës, por jashtë rrethojës së saj.
“Ky është një problem familjar ndërmjet axhës dhe mbesës”, thotë Krasniqi për lajmi.net.
“Jemi njoftuar nga nxënësit kur erdhën duke bërtit se SH. e rrahën. Ne kemi vrapu për të parë se çfarë ka ndodhë, por e pamë se ishte problem brenda familjes”, thotë drejtor Krasniqi.
Sipas tij, nëse do të kishte incident ndërmjet dikujt tjetër dhe nxënëses së tyre, edhe pse ishte jashtë rrethojës së shkollës, ata do të ndërhynin.
“Për më tepër, axha i saj është mësimdhënës në shkollën tonë”.
Drejtori tregon për lajmi.net se motivi i rastit dyshohet të jenë mungesat e mëdha në shkollë që po bën nxënësja SH.B.
“Vetëm për muajin shtator, ka bërë 41 mungesa. Gjithçka është e evidentuar”, thotë ai.
Drejtori e konfirmon se për këtë çështje, bazuar në Udhëzimin përkatës Administrativ, e ka njoftuar edhe babanë e vajzës se e bija po mungon në shkollë. Krejt kjo, javë më parë.
“Por babai i saj më tha se është i zënë me punë, por do të dalë një ditë”, citon Krasniqi, fjalët e prindit të nxënëses së tij.
Por nuk është vetëm drejtori i shkollës që këtë rast e konsideron dhunë në familje, pavarësisht se vajza i ka prindërit e vet, kurse dhunën e ka ushtruar axha i saj.
Osman Ismajli, komandant i policisë në Rahovec, pasi konfirmon se kanë reaguar menjëherë pasi kanë parë videon e shpërndarë në internet, tregon se vajza është shëndosh e mirë.
“Bazuar edhe në ekzaminimet mjekësore, ajo është mirë dhe nuk ka asnjë lëndim”, thotë Ismajli për lajmi.net.
Ai tregon se rasti është iniciuar për dhunë në familje. “Po derisa ata jetojnë në të njëjtën shtëpi, ne e konsiderojmë familje”, thotë komandanti i policisë, kur pyetet se si ka mundësi që rrahja e vajzës nga axha, të konsiderohet dhunë në familje.
Ai sqaron se policia me procedurë të përshpejtuar do ta procedojë rastin dhe sot pritet që axha të dalë para gjykatës dhe atij t’i shqiptohet masa.
“Motivet për dhunë saktë ende nuk dihen, por dyshimet e para janë se vajza ka munguar në shkollë”, thotë Ismajli për lajmi.net.
“Axha e mban familjen andaj edhe konsiderohet si kryefamiljar”, thotë ai.
Nga ana tjetër, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), duke reaguar në lidhje me këtë rast, deklaron se dhuna në familje vazhdon të jetë shumë e shprehur në shoqërinë Kosovare.
Sipas hulumtimit të RrGGK “Mjaft më me arsyetime” të publikuar në vitin 2015, del se dhuna dukshëm është më e shprehur ndaj të rinjve, ku rreth 72.3% e të rinjve dhe të rejave në Kosovë të grup-moshave 18-25 kanë përjetuar dhunë në familje ndonjëherë.
Për më tepër, 54.7% e kosovarëve besojnë se “vajzat kanë nevojë për më shumë disiplinë sesa djemtë në mënyrë që ato të kenë moral të fortë”.
“RrGGK dënon rëndë dhunën ndaj vajzave, pasi që është e papranueshme dhe e dënueshme edhe me legjislacionin në fuqi”, shkruan në reagim, RrGGK. /lajmi.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës