LAJMI I FUNDIT:

Polici që vdiq nga sulmi në zemër, kishte shërbyer 22 vite si pjesëtar i PK-së

Polici që vdiq nga sulmi në zemër, kishte shërbyer 22 vite si pjesëtar i PK-së
Foto: Arkiv

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka vdekur gjatë ushtrimit të detyrës në Komunën e Podujevës.

Telegrafi mëson se bëhet fjalë për M.Mehmeti i lindur në vitin 1958.

Ai kishte pësuar sulm në zemër derisa ishte duke mbajtur rendin në Qendrën e Vaksinimit në Podujevë.


Pas sulmit ishte dërguar për në QKUK, por kishte vdekur gjatë rrugës.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar policinë për të mësuar detaje të tjera, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Mehmeti kishte shërbyer për 22 vitem duke qenë kështu gjenerata e dytë e Policisë së Kosovës./Telegrafi.