LAJMI I FUNDIT:

Polici i dehur aksidenton 51 vetura

Polici i dehur aksidenton 51 vetura

Një efektiv policie në Çeki ka konsumuar tepër alkool dhe ka drejtuar veturën në gjendje të dehur duke goditur 51 vetura të parkuara në Pragë.

Pas aksidentit, policia njoftoi se Karel Kadlec është në paraburgim, i cili ndodhi në lagjen Vinohrady të Pragës, ku u konfirmua se ishte në gjendje të dehur.

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës Çeke, Milan Chovanec, tha se ishte i gatshëm të pushoj nga puna menjëherë Kadlecin, transmeton syri.


Autoritete kanë konfirmuar se nga ky aksident nuk pati të plagosur.