LAJMI I FUNDIT:

Pogradec: Plagosen 5 persona

Pogradec: Plagosen 5 persona

Pesë persona u plagosën të dielën, pasi një kamion doli nga rruga dhe ra në humnerë në Mokër, Pogradec.

Tre ambulanca transportuan pesë të plagosurit në spitalin e Pogradecit.

Sipas policisë shoferi i automjetit humbi kontrollin për shkak të lagështis në rrugë.

Policia nisi proçedurat hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Telegrafi