LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 12° partlycloudy_night

Podujevë, me aktivitete të ndryshme shënohet Dita Botërore e Ushqimit

Podujevë, me aktivitete të ndryshme shënohet Dita Botërore e Ushqimit

Dita Botërore e Ushqimit është shënuar edhe në Podujevë.

Në Bulevardin e Qytetit, nxënës të shkollave fillore “Naim Frashëri” e “Dëshmorët e Kombit” kanë ekspozuar ushqime të ndryshme, të përgatitura në shtëpi, të cilat i kanë shitur me çmime simbolike, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë që, mjetet e mbledhura do t’iu dhurohen fëmijëve me nevoja të veçanta.


Nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu, i ka vizituar nxënësit e të dy shkollave. Ajo i ka përgëzuar stafin e shkollave dhe nxënësit për këtë iniciativë e cila përveçqë ka për qëllim sensibilizimin mbi rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme, me mjetet e mbledhura do të ndihmohet edhe kjo kategori e veçantë e shoqërisë.

Me aktivitete të ngjashme kjo ditë është shënuar edhe në shkollat tjera të Podujevës.

Dita Botërore e Ushqimit kremtohet çdo 16 tetor (që nga viti 1981), datë kjo që shënon edhe themelimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO-1945).

Shënimi i Ditës Botërore të Ushqimit ka për qëllim zhdukjen e urisë dhe varfërisë dhe synon sensibilizimin e politikëbërësve mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e individit dhe zhvillimin e mbarë kombeve./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Kalo në kategori