LAJMI I FUNDIT:

Po shijonin bukuritë e lumit, por një valë gjigante merr me vete dhjetëra turistë (Foto/Video)

Po shijonin bukuritë e lumit, por një valë gjigante merr me vete dhjetëra turistë (Foto/Video)

Një video interesante që po qarkullon në internet po bën xhiron e botës, për faktin se shfaq momentin kur një valë gjigante në territorin e kinës merr me vete dhjetëra turistë që po shijonin pamjet piktoreske.

Njerëzit vazhdimisht mblidhen përgjatë lumit Qiantang në Hangzhou, për të shikuar për së afërmi fenomenin natyror të baticës, i njohur si më i madhi në botë i llojit të vet, transmeton Telegrafi.

1


Policia qëllon për vdekje burrin me ngjyrë që kishte probleme mendore (Foto/Video)
Lexo po ashtu Policia qëllon për vdekje burrin me ngjyrë që kishte probleme mendore (Foto/Video)

Në momentin që uji ngritët larg dhe krijon valë gjigante, përplaset me barrierat e ndërtuara dhe shkaktohen përplasje spektakolare për turistët, ku në këtë rast ata përpihen nga vala.

Në videon e postuar në internet mund të shihet se si një burrë tërhiqet zvarrë me motoçikletën e tij, por hiq më mirë nuk shpëtoi as edhe një veturë që “notoi”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=TqrkeHp4cE4