Rastet e pneumonisë po rriten në Afganistan dhe po vrasin fëmijë të paaftë për të hyrë në objektet e kujdesit shëndetësor, tha të hënën organizata kryesore humanitare për fëmijët Save the Children.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, që nga pushtimi i talebanëve gushtin e kaluar, nivelet e papunësisë kanë shpërthyer në të gjithë Afganistanin, duke i lënë prindërit të paaftë të sigurojnë familjet e tyre.
Rezultati i drejtpërdrejtë ka qenë një rritje e kequshqyerjes, duke prodhuar një rritje dramatike të pneumonisë tek fëmijët.
Nëntë vjeçarja Wazhma* (emër i ndryshuar) jeton me familjen e saj në një fshat në periferi të Kabulit.
Shumë njerëz në fshatin e saj kanë humbur punën e tyre që nga pushtimi i talebanëve gushtin e kaluar dhe prindërit janë të detyruar të qëndrojnë pa vakte për të ushqyer fëmijët e tyre.
Kur Wazhma u sëmur me një temperaturë të lartë dhe kollë të vazhdueshme që e la atë të luftonte për të marrë frymë, prindërit e saj provuan në fillim ilaçet shtëpiake, por ato nuk funksionuan.
Ata e dinin që ajo duhej të shkonte në spital, por nuk kishin para të mjaftueshme.
Babait të Wazhmës, Samir* iu desh t’i kërkonte një miku një hua.
Kur mbërritën në spital, mjekët thanë se Wazhma kishte nevojë për oksigjen për ta ndihmuar të merrte frymë, por ata mund t’ia jepnin atë vetëm për 30 minuta.
Wazhma ishte një nga ato me fat: qasja e saj (edhe pse e kufizuar) në makinën e oksigjenit nënkuptonte që ajo përfundimisht u shërua.
Por shumë fëmijë afganë nuk kanë të njëjtin shans.
“Nëse shoku im nuk do të na kishte dhënë paratë, nuk jam i sigurt nëse Wazhma do të kishte mbijetuar. Ajo po mundohej të merrte frymë, ishte e frikshme”, citohet të ketë thënë babai i saj Samir.
Raporti i Save the Children, i botuar këtë javë, zbuloi se gjysma e prindërve me të cilët folën në Afganistan pohuan se fëmijët e tyre kishin pneumoni në dy javët e mëparshme.
Të dhënat treguan gjithashtu se pothuajse 60 për qind e atyre që nuk mund të merrnin kujdes shëndetësor thanë se nuk kishin para për të paguar për të, ndërsa 31 për qind pranuan se do të vizitonin një klinikë vetëm nëse ishte një sëmundje kërcënuese për jetën.
Ndërkohë një mjek në një spital në veri të vendit tha se ai kurrë nuk kishte parë kaq shumë raste të pneumonisë së fëmijëve dhe kequshqyerjes së rëndë.
Fëmijët duhet të shtrihen tre apo edhe katër në një shtrat, tha ai për Save the Children.
Më shumë se 130 fëmijë kishin vdekur në ose rrugës për në spital në dhjetor, tha ai. Shumica po luftonin për frymëmarrje nga pneumonia dhe 40 ishin të kequshqyer rëndë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

SHBA do t’i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania