LAJMI I FUNDIT:

Pllaka përkujtimore e shtëpisë së UÇK-së me gabime drejtshkrimore (Foto)

Pllaka përkujtimore e shtëpisë së UÇK-së me gabime drejtshkrimore (Foto)

Gabimet drejtshkrimore nëpër tabela në rrugë, mbishkrime, pano reklamuese gjithandej nëpër Kosovë janë bërë një dukuri e përditshme.

E “fundit” që është regjistruar nga mediat ishte ajo e pllakës përkujtimore që u zbulua sot në Jezerc të Ferizajt, në Ditën e Dëshmorëve të UÇK-së të këtij rajoni.

Në një fjali të vetme, të shkurtërë, ndodhen dy gabime drejtshkrimore. Gabime këto që shumë lehtë kanë mundur të evitohen sikur teksti, para se të shkypej në pllakë, t’i dërgohej dikujt që së paku ka të kryer shkollën e mesme.

Në fjalinë “KJO SHTËPI KA QEN NË SHËRBIM GJATË LUFTËS SË UÇK-ËS TË VITIT 1998/99 – JEZERC”, fjala “QEN” është dashur të shkruhet me zanoren “Ë” në fund, pra “QENË”, ndërsa shkurtesa për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në formën siç është shkruar në këtë fjali, është dashur të jetë “UÇK-së”.


Në trend Lajme

Më shumë
Pamje të reja nga zjarri që përfshiu hotelin në Brezovicë

Pamje të reja nga zjarri që përfshiu hotelin në Brezovicë

Lajme
Hapen kutitë e dyshimta të votimit në Gjakovë, s’ka detaje rreth hetimeve për manipulim

Hapen kutitë e dyshimta të votimit në Gjakovë, s’ka detaje rreth hetimeve për manipulim

Lajme
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve

KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve

Politikë
Kurti takoi Gjenerallejtënantin Fenzel, flasin për mundësitë e përfshirjes së Kosovës në nisma të udhëhequra nga SHBA

Kurti takoi Gjenerallejtënantin Fenzel, flasin për mundësitë e përfshirjes së Kosovës në nisma të udhëhequra nga SHBA

Lajme
Për nder të 17 Shkurtit, në sheshin e Çikagos u ngrit flamuri i Kosovës

Për nder të 17 Shkurtit, në sheshin e Çikagos u ngrit flamuri i Kosovës

Lajme
Kalo në kategori