LAJMI I FUNDIT:

‘Plisat’ reagojnë ndaj dhunës

‘Plisat’ reagojnë ndaj dhunës

Fundi i ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Ferizajt (1-0), takim ky që u zhvillua dje në kryeqytet solli edhe skena të pahijshme më të përfunduar ndeshja.

Tifozët e Prishtinës, “Plisat” kanë reaguar të dielën për dhunën që e shfaqi Policia e Kosovës pas ndeshjes së djeshme. “Plisat” nëpërmjet një njoftimi, kanë fajësuar policët për dhunën e shfaqur. “Plisat”, policët i konsiderojnë të papërvojë e të paparë ndonjëherë në stadiumin e Prishtinës dhe për të cilët thonë se e shkaktuan incidentin

“Plisat si në çdo ndeshje, edhe në këtë ndeshje gjendeshin në vendin e zakonshëm, për ta përkrahur ekipin e zemrës, e që kjo gjë pengohej nga këta policë gjë gjenin arsyet më banale për të debatuar me tifozë. Provokimet e tyre nuk ishin të drejtuara vetëm ndaj ‘Plisave’, por edhe ndaj shikuesve të thjeshtë që gjendeshin në shkallët e tribunës lindore. Derisa temperatura kalonte 35 gradë celsius, dyert e tribunës lindore u mbyllën dhe shitja e ujit u ndalua nga policia e që në tribunën perëndimore vazhdonte të shitej”, është thënë në njoftimin e “Plisave”.
Sipas këtij njoftimi, me përfundim të pjesës së parë askush nuk u la as të dalë jashtë e as të freskohet me ujë. Kjo ka ndodhur edhe në fund, ku tifozët u detyruan të qëndronin në stadium edhe 20 minuta pasi kishte përfunduar ndeshja.

“Kërkesave të shikuesve të thjeshtë dhe ‘Plisave’ për hapjen e dyerve policia ju përgjigjej me sharje dhe ofendime nga më të ndryshmet, ku me këtë rast edhe eskaloi situata, ku policia e arriti qëllimin dhe njerëzit u frustruan pasi që aty gjendeshin edhe prindër që kishin ardhur me fëmijë të vegjël. Policia pa kontroll hidhte sprej në drejtim të masës, në të cilën gjendeshin edhe shumë fëmijë. Përveç sprejit, filloi të përdorte edhe dhunë ndaj të gjithëve, madje edhe ndaj atyre që i kishte arrestuar dhe ishin të lidhur me pranga, e që sipas rregullave policore ata persona që janë të lidhur me pranga nuk kanë të drejtë të goditen”, thuhet në njoftimin e “Plisave”.
Sipas Plisave, situata filloi të qetësohej tek pasi ka ardhur njësia speciale dhe e ka marrë situatën nën kontroll dhe ka filluar ta lejojë daljen e të gjithëve nga tribuna lindore.


“Plisat” shpresojnë së ky do të jetë rasti i fundit dhe organet që janë përgjegjëse për dërgimin e policisë, së bashku me ata të cilët merren me organizimin e futbollit, të koordinohen në mes vete në mënyrë që të mos i pengojnë ata në përkrahjen e ekipit të tyre të zemrës, duke ushtruar dhunë pa pikë nevoje ndaj tyre.

Sipas ‘Plisave” me veprime të tilla do të largohen tifozët dhe shikuesit nga stadiumet edhe ashtu pothuajse të zbrazëta dhe njëkohësisht do ta prishin futbollin. /KosovaPress/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

La Liga
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Ndërkombëtare
Plisat reagojnë për

Plisat reagojnë për "aktin më të turpshëm në historinë e sportit shqiptar"

Ndërkombëtare
Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por

Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por "nuk i kushtoi vëmendje"

La Liga
Kalo në kategori