LAJMI I FUNDIT:

‘Plisat’ përkrahin Sigal Prishtinën, jo Kosovën

‘Plisat’ përkrahin Sigal Prishtinën, jo Kosovën

Të mërkurën zhvillohet ndeshja në futboll Kosova-Turqia nga ora 18:00, por në orën 20:45 zhvillohet derbi në basketboll ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës. Tifozët e Prishtinës ‘Plisat’ do të përkrahin Prishtinën dhe nuk iu intereson Përfaqësuesja e Kosovës. Për më tepër pritet të organizojnë një atmosferë të veçantë kundër pejanëve.

Zëdhënësi i klubit, Ramadan Gagica, ka thënë se këtë orar e kanë bërë në koordinim me tifozët e tyre. “Kemi pasur probleme me termine dhe kemi vendosur që të zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45. Besoj se tifozët do të vijnë të na përkrahin. ‘Plisat’ nuk e përkrahin Përfaqësuesen e Kosovës dhe do të përkrahin Prishtinën. Nuk besoj se është problem orari”, ka thënë Gagica për ‘Sport Plus’.

Ndërkohë, kryetari i ‘Plisave’, Albert Kastrati, thotë se do të përkrahin Sigal Prishtinën si zakonisht dhe nuk e njohin Përfaqësuesen e Kosovës.

“Nuk ka problem që ndeshja e Prishtinë zhvillohet të njëjtën ditë me Përfaqësuesen e Kosovës. Ne do të përkrahim Prishtinën si gjithmonë. Do të krijojmë atmosferë të veçantë, si i ka hije derbit. Ne jemi për një Kombëtare. E përkrahim vetëm Shqipërinë, e jo Kosovën pa marrë parasysh se ku luan dhe me kë luan”, shprehet Kastrati për SportPlus.


“Plisat” janë ndër grupet që nuk e përkrahin Kosovën dhe janë vetëm për një kombëtare. Ata shpesh kanë shkuar edhe në ndeshjet që Shqipëria i zhvillonte si vendas apo mysafir. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori