LAJMI I FUNDIT:

Pletiçkovski: Doza e tretë nuk do të ndihmojë për imunitetin kolektiv

Pletiçkovski: Doza e tretë nuk do të ndihmojë për imunitetin kolektiv

Drejtori i Institutit për Imunologji Aleksandar Pletiçkovski, në një intervistë për “TV Telma” ka folur për fillimin e vaksinimit me dozën e tretë kundër coronavirusit.

Sipas tij, është e nevojshme që edhe një pjesë e popullatës në vend të vaksinohet me dozën e parë, në mënyrë që të arrihet imuniteti kolektiv, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Doza e tretë tek ne nuk do të ndihmojë shumë imunitetin kolektiv, pasi ka njerëz që akoma nuk e kanë marrë të parën”, tha Pletiçkovski.


Ai gjithashtu theksoi se 6 muaj nga pranimi i dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19, më i madh është numri i të infektuarve të rinj, se sa tek ata që nuk e kanë kaluar këtë periudhë pas imunizimit.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dje kur edhe ka filluar aplikimi i dozës së tretë, janë vaksinuar 69 qytetarë.

Ndërsa numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar është 1.505.469, prej të cilëve 721.156 janë rivaksinuar./Telegrafi/