LAJMI I FUNDIT:

Plas “sherri” në KE për Shqipërinë, Greqia kërcënon me vendosjen e vetos nëse hapen negociatat

Plas “sherri” në KE për Shqipërinë, Greqia kërcënon me vendosjen e vetos nëse hapen negociatat
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckentein  i kërkon Komitetit të Jashtëm të PE t’i hapë dritën jeshile hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Raporteri Fleckenstain tha se në rastin e Shqipërisë mund t’i kërkohen të përmbushë kriteret në reformën në drejtësi dhe ndërkohë negociatatat me këtë vend  të hapen.
Por eurodeputetët grek duket sikur kanë zbrazur gjithë zemërimin në këtë komitet duke bërë thirje për të mos i hapur negociatat me Shqipërinë që sipas tyre nuk i ka përmbushur kriteret.
Madje, në komitet kishte edhe nga ata deputetë që paralajmëruan se do të vendosnin VETON për integrimin e Shqipërisë nëse ky vend nuk i përmbush kriteret e kërkuara.
Ndër kriteret që ata kanë përmendur kanë qënë respektimi i të drejtave të minoritetit grek, duke përmendur rastin e vendimit për prishjen e disa shtëpive në Himarë për të cilat ata thanë se është shkelje e hapur e të drejtës së pronës.
Eurodeputetët grekë gjithashtu thanë se nuk është normale që në Shqipëri qarkullon ideja e Shqipërisë së madhe pasi kështu rrezikohet stabiliteti në rajonin e Ballkanit.
Por, raporteri i Shqipërisë Fleckenstein e ka pasur një përgjigje  për eurodeputetët grekë për të cilët tha se janë shfaqur shpesh herë problematikë kur flitet për anëtarsësimin e vendeve të tjera në BE.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori