LAJMI I FUNDIT:

Planifikuan vrasjen e Erdoganit, burgim të përjetshëm për 34 persona

Planifikuan vrasjen e Erdoganit, burgim të përjetshëm për 34 persona

Gjykata turke ka dënuar me burgim të përjetshëm 34 persona të cilët akuzohen se planifikuan vrasjen e Presidentit Rexhep Taip Erdogan gjatë tentativës së dështuar të grushtit të shtetit.

Lajmi është konfirmuar në rrugë zyrtare, teksa saktësohet se shumica e të dënuarve janë ushtarë nga forcat speciale.

Në total, gjykata mori nën shqyrtim 46 persona, por shpalli të fajshëm vetëm 34 prej tyre.


Këta të fundit mendohet se kishin përgatitur një plan për të sulmuar Presidentin në kohën që ky i fundit ishte duke pushuar në një hotel në zonën jug-perëndimore të Turqisë.

Ndërkohë, ende vijojnë proceset gjyqësore për mijëra ushtarë të tjerë të cilët dyshohet se u bënë pjesë e tentativës për rrëzimin e qeverisë.

Zyrtarët e Ankarasë kanë bërë fajtorë klerikun Fetullah Gulen për grushtin e shtetit, duke kërkuar edhe ekstradimin e tij nga Shtetet e Bashkuara, por diçka e tillë ende nuk ka ndodhur.

Nga ana tjetër, Gulen shprehet se bëhet fjalë për një ngjarje të inskenuar nga Presidenti Erdogan me qëllim që të eliminohen zërat kundër tij.

Zhvillimet pas grushtit të shtetit në Turqi janë pritur ndërkohë me shqetësim nga Bashkimi Europian, ku theksi vendoset tek trajtimi i të burgosurve.

Sipas raporteve të disa organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, personat që mbahen në burgjet e Turqisë po përballen me diskriminim, dhunë dhe tortura, ndërsa me shqetësim shihet edhe garantimi i proceseve të rregullta ligjore. /oranews.al/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Botë
Kalo në kategori