LAJMI I FUNDIT:

Plaka plaçkitëse

Plaka plaçkitëse

Policia në Manchester është vënë në kërkim të një plake, e cila ka tentuar të grabis një zyrë të postës.

Pensionistja, e cila thuhet të ketë qenë në mes moshës 65 dhe 70 vjeçare, ka nxjerrë një thikë, ka kërcënuar arkëtarin dhe ka kërkuar para. Por ajo ka dalë duarthatë nga zyra e postës në Northenden pasi që personeli kishte aktivizuar alarmin e dyqanit.

Ajo është përshkruar si një grua e bardhë, rreth 1.58 metra, me flokë të errëta dhe xhaketë të purpurtë.