LAJMI I FUNDIT:

Plagosje në Skenderaj, vetë dorëzohet në polici i dyshuari

Plagosje në Skenderaj, vetë dorëzohet në polici i dyshuari

Një rast me elemente të veprës penale ‘vrasje në tentativë’ është iniciuar dhe proceduar në orët e pasdites së datës 21 shkurt 2018, rast ky i raportuar në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Skenderaj.

“Ngjarja fillimisht ishte raportuar për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Njësi përkatëse policore menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet nevojshme, ku me të arritur në vendin e ngjarjes në fshatin Plluzhinë të Skenderajt,bëjnë të ditur se i plagosur nga arma e zjarrit kishte mbetur viktimat N. M., 45 vjeçar,i cili pas tretmanit mjekësor të dhënë në QKMF Skenderaj është transferuar për në QKUK.

Në vendin e ngjarjes ku është kryer vepra penale në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një armë pushkë automatike”, thuhet në njoftimin e PK-së.


Në bazë të të dhënave të para të siguruara, Policia ka identifikuar identitetin e personit të dyshuar, ku menjëherë ishin vënë në kërkim të tij, ndërsa sot me 22 shkurt 2018, në orët e mesditës është vetë dorëzuar i dyshuari S. H.,45vjeçar, tek i cili është konfiskuar një armë e llojit pistoletë.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Sipas prokurorit kompetent rasti po hetohet‘vrasje në tentativë’.

Hetuesit policorë janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të kësaj vepre penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Gjykata e Apelit vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaçën

Gjykata e Apelit vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaçën

Drejtësi
Krasniqi thotë se nga kandidatët për kryeministër Bedri Hamza del si kandidati më i pëlqyer brenda elektoratit të tij

Krasniqi thotë se nga kandidatët për kryeministër Bedri Hamza del si kandidati më i pëlqyer brenda elektoratit të tij

Lajme
Skema se si përfitonte financiarisht përmes shantazhit admini i grupit ‘AlbKings’

Skema se si përfitonte financiarisht përmes shantazhit admini i grupit ‘AlbKings’

Lajme
​20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

​20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

Lajme
Kalo në kategori