LAJMI I FUNDIT:

Plagosja e Azem Vllasit, lajm në mediat botërore

Plagosja e Azem Vllasit, lajm në mediat botërore

Tentim-vrasja ndaj ish-politikanit dhe avokatit të njohur kosovar, Azem Vllasi, ka bërë bujë edhe në mediet më eminente ndërkombëtare.

Nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve Reuters dhe Associated Press, e deri tek gazeta e njohur amerikane Washington Post kanë raportuar për tentim-vrasjen e Vllasit.

Këto medie ndërkombëtare theksojnë se personaliteti që u plagos është ish-lideri komunist i Kosovës në ish-Jugosllavi.


“Një ish-lider i njohur komunist në Kosovë thotë se është qëlluar dhe plagosur në apartamentin e tij në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, por jeta e tij nuk është në rrezik”, shkruan  Washington Post, njofton Insajderi.

Sipas Washington Post, Vllasi ishte një nga udhëheqësit më të lartë të Kosovës gjatë viteve 1980.

“Vllasi ishte një nga udhëheqësit më të lartë të Kosovës në vitet 1980, kur asokohe krahina serbe ishte vërshuar nga protestat e shqiptarëve etnik të cilët kërkonin më shumë të drejta dhe ndarjen na Serbia – pastaj një republikë brenda Jugosllavisë. Vllasi fillimisht kishte dënuar veprimet e protestuesve, megjithatë disa vite më vonë ai u bashkua me lëvizjen që kërkonte pavarësinë e Kosovës”, shkruan më tej Washington Post.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Reuters shkruan se “një sulmues e ka qëlluar dhe plagosur ish-politikanin kosovar”.

Të gjitha lajmet rreth avokatit Azem Vllasi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth avokatit Azem Vllasi

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori