LAJMI I FUNDIT:

Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë

Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Një person është plagosur me armë zjarri sonte në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30.

“I plagosuri është dërguar në trajtim mjekësor në spital, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësite policore”, tha ai.


Gjurkaj tha se hetimet lidhur me rastin vazhdojnë. /Telegrafi/