LAJMI I FUNDIT:

Pirja e kafes “mund t’ju mbrojë nga skleroza e shumëfishtë”

Pirja e kafes “mund t’ju mbrojë nga skleroza e shumëfishtë”

Pirja e kafes mund t’ju mbrojë kundër sklerozës së shumëfishtë, sugjeron një studim.

Shkencëtarët ia atribuojnë efektin kafeinës, e cila tashmë ka qenë e lidhur edhe me reduktimin e rrezikut të sëmundjes së Alzheimerit dhe Parkinsonit.

Studiuesit analizuan të dhënat nga dy studimet e bëra nga shkencëtarët suedezë dhe amerikanë duke krahasuar 2788 njerëzve me sklerozë të shumëfishtë me pothuajse 4.000 njerëz të shëndetshëm.

Të dyja studimet zbuluan se pjesëmarrësit që nuk e pinë kafe janë një herë më shumë të rrezikuar nga skleroza e shumëfishtë se sa ata që pinë disa gota në ditë.


Kryesuesi i studimeve Dr Ellen Mowry tha: "Futje e kafeinës ka qenë e lidhur ngushtë me reduktimin e rrezikut nga sëmundja Alzheimerit dhe Parkinsonit, transmeton Koha.net. Por tani nga studimi ynë i ri kuptuam se kjo ndihmon edhe kundër sklerozës së shumëfishtë."

Gjetjet u prezantuan në Akademinë Amerikane të Neurologjisë në Washington DC. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori