LAJMI I FUNDIT:

Peskov: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është e drejtë sovrane e saj

Peskov: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është e drejtë sovrane e saj

“Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është e drejtë sovrane e vendit. Moska kujdeset për marrëdhënie të mira me Shkupin, por e kundërshton afrimin e Aleancës afër kufijve të Rusisë”, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Ai shtoi se Rusia nuk ka asgjë kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky është vendim sovran i vetë Maqedonisë. Ne i vlerësojmë dhe i mbajmë të mia marrëdhëniet me Maqedoninë. Kuptohet, jemi të interesuar për zhvillim të bashkëpunimit bilateral. Por, në lidhje me përafrimin drejt NATO-s dhe infrastrukturës të saj ndaj kufijve tanë, i njohur është qëndrimi i Moskës ndaj atij procesi – dhe në atë drejtim asgjë nuk ka ndryshuar”, u përgjigj Peskov.


Përndryshe, gjatë ditë së sotme sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se në samitin e 11 dhe 12 korrikut të NATO-s, do të dërgojnë ftesë zyrtare për Maqedoninë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori