LAJMI I FUNDIT:

Peshkaqenët mund të bëhen të padukshëm

Peshkaqenët mund të bëhen të padukshëm

Sipas rezultateve të hulumtimit të shkencëtarëve nga Instituti Leuven në Belgjikë, peshkaqenët mund të jenë edhe më të rrezikshëm se që kemi menduar.

Shkencëtarët e Instituti në Leuven zbuluan se peshkaqenët me anë të kontrollit të organeve të cilët krijojnë dritë, fosfor, në anën e poshtme të trupit të tyre mund të marrin shkëlqim të mjaftueshëm për të krijuar iluzionin se janë të padukshëm.

Me këtë mekanizëm të jashtëzakonshëm, trupi i tyre mund të ndriçojë me të njëjtën forcë si edhe dielli nën ujë, dhe kështu të bëhen të padukshëm në sytë e presë.

Udhëheqësi i grupit të shkencëtarëve, Julien Claes tha se dhjetë për qind e peshkaqenëve mund të ndriçojnë, ndërsa funksioni primar i kësaj aftësie me siguri është tërheqja e partnerit.


Peshkaqenët janë grabitqarët më të rrezikshëm të detit të cilët besohet se janë të vjetër më shumë se 420 milionë vite. /Telegrafi/